Banorëve të Kamenicës do tu asfaltohet një rrugë e re. Kjo u vendos sot, me nënshkrimin e një Memorandumi për financimin e projektit infrastrukturor “Asfaltimi i rrugës Bunari i Zenelit – Shkolla dhe Rruga Lokale” të nënshkruar nga ministri Lutfi Zharku dhe kryetari Begzad Sinani.
Ky projekt do të financohet në tërësi nga Ministria e Infrastrukturës, në vlerë prej 100 mijë euro.
Kryetari Sinani falënderoi ministrin Zharku për mbështetjen e dhënë në financimin e këtij projekti të rëndësishëm të infrastrukturës rrugore të Komunës së Kamenicës.
Projekti do të monitorohet nga një zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës, ndërsa Komuna e Kamenicës do të emërojë një projekt-menaxher për të mbikëqyrur realizimin e projektit, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve / pranimin teknik, në të cilin do të jetë një anëtar nga Ministria e Infrastrukturës.
Po ashtu, Komuna e Kamenicës do të kryejë procedurat e tenderimit, përzgjedhjen e operatorit ekonomik në pajtim me Ligjin mbi Prokurimin Publik dhe Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive, si dhe obligohet të sigurojë kushtet e nevojshme që projekti të realizohet brenda afatit të caktuar dhe me kualitet të lartë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti: Brenda katër viteve krijuam 87 mijë vende pune më shumë, shënuan rritje ekonomike dhe të buxhetit
Inaugurohet fidanishtja moderne “Agro Kabashi” në fshatin Qifllak në Komunën e Rahovecit
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Inaugurohet fidanishtja moderne “Agro Kabashi” në fshatin Qifllak në Komunën e Rahovecit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare