LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Infrastrukturës 1.76 milion euro për ndërtimin e rrugëve në Drenas

Ministria e Infrastrukturës 1.76 milion euro për ndërtimin e rrugëve në Drenas

Ministria e Infrastrukturës (MI), do të financojë disa projekte në vlerë prej 1.76 milion euro, për shtrimin e disa rrugëve në Komunën e Drenasit. Kjo është bërë e ditur pas nënshkrimit të një memorandumi mes ministrit Lutfi Zharku dhe kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ministria e Infrastukturës në Drenas do të financojë ndërtimin e urave në vlerë prej 30 mijë euro €, asfaltimin e rrugës Polluzhë – Shtuticë – Dashec në vlerë prej 500 mijë euro, asfaltimin e rrugës Baicë – Tërstenik në vlerë prej 250 mijë eurove, rrugën në Fushticë të Ulët në vlerë prej 80 mijë euro, rrugën “Gani Elshani” në vlerë prej 250 mijë euro , infrastrukturën në lagjen e dëshmorëve në Poklek në vlerë prej 200 mijë euro, asfaltimin e rrugës Llapushnik – Drenas në vlerë prej 150 mijë euro, asfaltimin e rrugës Sankoc – Fushticë në vlerë prej 250 mijë euro dhe nënkalimin në Llapushnik në vlerë prej 50 mijë euro, shkruan Telegrafi.


Ministria e Infrastrukturës obligohet të sigurojë mjetet për financimin e këtyre projekteve, ndërsa, Komuna e Drenasit obligohet të krijojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve pa pengesa për operatorët ekonomik, si dhe që projektet të zhvillohen në pajtim me Ligjin mbi prokurimin publik dhe Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive.

Po ashtu, Komuna obligohet të kryejë procesin e tenderimit dhe të caktojë komisionin për hapjen e ofertave dhe vlerësimin e tenderëve. Në këtë komision duhet të jetë një anëtar nga ministria përkatëse. /Telegrafi/