LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Financave në RMV: Kemi kursyer rrymë me fikjen e kompjuterëve

Ministria e Financave në RMV: Kemi kursyer rrymë me fikjen e kompjuterëve

Ministria e Financave ka dalë me një shpjegim se si ka bërë kursim prej 32 për qind në konsumin e energjisë elektrike për muajin shtator, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2021, përcjell TV21.

Nga MF theksojnë se pjesë e masave që janë ndërmarrë janë fikja e kompjuterëve në momentin që nuk janë përdorur, si dhe vendosja e sensorëve për të fikur dritat.


“Fikeni dritat kur nuk janë të nevojshme, ne këtë e bëmë në shtator, përdorni dritën natyrale gjatë ditës, kjo kursen edhe në ndriçimin si dhe në ngrohjen e dhomës, fikni kompjuterin kur nuk ju nevojitet, punonjësit tanë e bënë këtë njëjtë. Në korridore, dritat ndizen nga një sensor dhe ndriçohen vetëm kur është e nevojshme. Këto janë masat që na kanë sjellë deri në 32% ulje të konsumit. Të vazhdojmë dhe të mundohemi që të gjithë të kontribuojmë në tejkalimin e kësaj krize me sa më pak pasoja për të gjithë ne. Energjia elektrike është një e mirë për të cilën të gjithë kemi nevojë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.