LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Ekonomisë jep detajet rreth reduktimit të energjisë elektrike

Ministria e Ekonomisë jep detajet rreth reduktimit të energjisë elektrike

Pas njoftimit të Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) lidhur me reduktimet e rrymës, Ministria e Ekonomisë thekson se prodhimi ditor në vend është rreth 507MWh, kurse kërkesa për konsum është deri në 750MWh.

Sipas ME-së, çmimi në bursën hungareze (HUPX) është rreth 430 euro për MWh.


“Ne jemi duke bërë gati masat jo vetëm për furnizim të rregullt, por veçanërisht për të ndërprerë përdorimin e paautorizuar të energjisë elektrike, pra humbjet nga vjedhjet. Këto humbje vazhdojnë të jenë shumë të larta e për të cilat kompania dhe institucionet përgjegjëse nuk kanë arritur rezultate”, njofton ME-ja, përcjell Telegrafi.

KEDS ka njoftuar se nga dita e hënë, duke filluar nga ora 08:00, ka nisur me reduktimet e energjisë elektrike në vend.

Këto kufizime do të jenë deri në 2 orë për të gjithë konsumatorët, pra gjatë ditës së hënë reduktimet do të janë nga 6 orë energji elektrike dhe 2 orë kufizime

Në fillim të këtij muaji, deputetët e Kuvendit të Kosovës me 68 vota për, asnjë kundër e abstenim kanë votuar vendimin e Qeverisë për vendosjen e masave emergjente në furnizimin me energji elektrike.

Sipas arsyetimit, ky vendim është marr nga gjendja aktuale botërore energjetike.

Fillojnë reduktimet e rrymës në Kosovë – çfarë parasheh vendimi i Qeverisë për krizën energjetike?
Lexo po ashtu Fillojnë reduktimet e rrymës në Kosovë – çfarë parasheh vendimi i Qeverisë për krizën energjetike?

“Qeveria e Kosovës merr vendim që të shpallen masat e emergjencës në furnizimin e energjisë, e shtyrë nga gjendja aktuale botërore energjetike: rritja e shpejtë e çmimit të importit të energjisë, si dhe paralajmërimi i ndalimit të eksportit të lëndëve fosile nga disa shtete evropiane që mund të ndikojë në rritjen e mëtejshme të çmimit të importit”, thuhej në njoftimin e qeverisë.

Kujtojmë se në fund të vitit të kaluar, qeveria kishte marr vendim për shpalljen e gjendjes emergjente me energji elektrike. /Telegrafi/