LAJMI I FUNDIT:

Fillojnë reduktimet e rrymës në Kosovë – çfarë parasheh vendimi i Qeverisë për krizën energjetike?

Fillojnë reduktimet e rrymës në Kosovë – çfarë parasheh vendimi i Qeverisë për krizën energjetike?

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) njofton se ka pranuar urdhëresë nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), që të fillojë me kufizimet e energjisë elektrike nga ora 08:00 e të hënës.

Këto kufizime do të jenë deri në 2 orë për të gjithë konsumatorët, pra gjatë ditës së hënë reduktimet do të janë nga 6 orë energji elektrike dhe 2 orë kufizime, shkruan Telegrafi.


“Dy kompanitë, pra KEDS dhe KESCO nuk mund të bartin më të vetme barrën e krizës botërore energjetike dhe pasojat e saj në Kosovë. Kërkohet me urgjencë edhe veprimi i aktërëve tjerë në mënyrë që së bashku ta përballojmë këtë krizë”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Në fillim të këtij muaji, deputetët e Kuvendit të Kosovës me 68 vota për, asnjë kundër e abstenim kanë votuar vendimin e Qeverisë për vendosjen e masave emergjente në furnizimin me energji elektrike.

Nga mëngjesi i së hënës, fillojnë reduktimet me rrymë - KEDS fajëson Qeverinë që nuk e subvencionoi
Lexo po ashtu Nga mëngjesi i së hënës, fillojnë reduktimet me rrymë - KEDS fajëson Qeverinë që nuk e subvencionoi

Sipas arsyetimit, ky vendim është marr nga gjendja aktuale botërore energjetike.

“Qeveria e Kosovës merr vendim që të shpallen masat e emergjencës në furnizimin e energjisë, e shtyrë nga gjendja aktuale botërore energjetike: rritja e shpejtë e çmimit të importit të energjisë, si dhe paralajmërimi i ndalimit të eksportit të lëndëve fosile nga disa shtete evropiane që mund të ndikojë në rritjen e mëtejshme të çmimit të importit”, thuhej në njoftimin e qeverisë.

Këto masa do të mbesin aktive për 60 ditë.

“Masat e marra do të mbesin në fuqi për 60 (gjashtëdhjetë) ditë pas aprovimit nga Kuvendi i Kosovës. Kuvendi mund të vazhdojë këtë afat për periudha të njëpasnjëshme prej 30 (tridhjetë) ditësh me shumicë të votave të deputetëve të Kuvendit të pranishëm në seancë, deri në 180 (njëqind e tetëdhjetë) ditë”, vijon njoftimi.

Miratohet vendimi për shpalljen e gjendjes emergjente me energji elektrike, masat do të mbesin aktive për 60 ditë
Lexo po ashtu Miratohet vendimi për shpalljen e gjendjes emergjente me energji elektrike, masat do të mbesin aktive për 60 ditë

Ky vendim përfshinë:
Masa mbështetëse për qytetarët me qëllim të sigurimit të ngrohjes gjatë dimrit;
Ndalimin e përdorimit të energjisë elektrike për mihjen e kriptovalutave;
Mbështetjen e Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) për të ndërmarrë veprimet e nevojshme në funksion të ruajtjes së sigurisë së sistemit elektro-energjetik; dhe
Masa në kursimin e konsumit të energjisë elektrike nga të gjitha institucionet.

Kujtojmë se në fund të vitit të kaluar, qeveria kishte marr vendim për shpalljen e gjendjes emergjente me energji elektrike. /Telegrafi/