LAJMI I FUNDIT:

Ministri Tahiri: Nga shtatori nis themelimi i Gjykatës Komerciale, një ndër projektet kapitale të sistemit të drejtësisë

Ministri Tahiri: Nga shtatori nis themelimi i Gjykatës Komerciale, një ndër projektet kapitale të sistemit të drejtësisë

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka pritur në takim përfaqësuesit e Programit të USAID-it për Drejtësi Komerciale, me të cilët ka biseduar për hapat konkret që mundësojnë realizimin e njërit prej projekteve më të mëdha kapitale të sistemit të drejtësisë, themelimin e Gjykatës Komerciale.

Në një njoftim për media thuhet se , Tahiri ka bërë të ditur se për më shumë se 15 muaj ka mbajtur konsultime të ngushta me komunitetin e biznesit, partnerët zhvillimor dhe mekanizmat ndër institucional, dhe tashmë janë duke u ndërmarrë hapat konkret në materializimin e këtij projekti.

Ministri Tahiri ka vlerësuar se procedurat e stërzgjatura, mungesa e gjyqtarëve të specializuar dhe mungesa e një adrese të vetme për zgjidhjen e kontesteve ka ulur besimin e bizneseve dhe investitorëve të huaj në drejtësi dhe se këto probleme duhet të marrin një përgjigje adekuate.

“Bizneset janë bartëse të zhvillimit, punë zënies dhe rritjes së potencialit socio-ekonomik të shoqërisë tonë. Rrjedhimisht, ato duhet të kenë vëmendjen që e meritojnë edhe nga këndvështrimi i drejtësisë. Kam filluar përgatitjet intensive për të nisur themelimin e Gjykatës Komerciale e cila do jetë adresë unike e drejtësisë që përfshinë biznesin. Nga shtatori i këtij viti, do të procedojmë me bazën ligjore që i vë themelin kësaj Gjykatë si dhe që i siguron fizionominë, profesionalizimin dhe përmasat e nevojshme që i nevojiten drejtësisë komerciale” ka thënë Ministri Tahiri.

Projekti i Gjykatës Komerciale është duke u zhvilluar mbi bazën e të gjeturave dhe rekomandimeve të procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, reformë gjithëpërfshirëse e udhëhequr nga Ministria e Drejtësisë.

Akterët e përfshirë në Rishikimin Funksional—gjyqësori, shoqëria civile, odat ekonomike dhe bizneset— përkrahin themelimin e një gjykate komerciale që përfshinë në një ombrellë kompetencat e Departamentit Ekonomik si dhe të Divizionit Fiskal të Departamentit për Çështje Administrative të Gjykatës Themelore të Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori