LAJMI I FUNDIT:

Ministri suedez Per Olsson Fridh viziton Qendrën e Inovacionit (ICK)

Ministri suedez Per Olsson Fridh viziton Qendrën e Inovacionit (ICK)

Ministri Per Olsson Fridh u prit nga drejtori ekzekutiv i ICK-së, z. Uranik Begu dhe menaxhmenti si dhe nga komuniteti i ndërmarrësve. Gjatë qëndrimit në qendër, ministri suedez takoi disa prej bizneseve startup, komunitetin e grave dhe vajzave në TIK, studentët si dhe u njoftua me arritjet e komunitetit, sfidat dhe planet për të ardhmen.

Minstri u shpreh i kënaqur me punen e potencialin, dhe ritheksoj rëndësinë që ka kjo qendër në zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës.

Pas vizitës, drejtori i ICK-së, Uranik Begu, u shpreh: “Ishte kënaqësi që kishim një vizitë të këtij niveli të lartë në ICK, si dëshmi e punës dhe angazhimit të mirë të gjithë ekosistemit të ndërmarrësisë. Ne si ICK u zotuam për partneritet dhe angazhim të mëtutjeshëm në avancimin e përgjithshëm të biznesve startup, por edhe ndërmarrësisë dhe inovacionit në Kosovë.

ICK mbështetet nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë, nga viti 2015, ndërsa që nga themelimi i qendrës më 2012, ICK ka mbështetur mbi 400 biznese startup në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, ka aftësuar 7,000 të rinj për tregun digjital, dhe ka ndërtuar mbi 50 bashkëpunime ndërkombëtare.