LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Shëndetësisë në Kroaci flet për gjendjen e të lënduarve pas aksidentit

Ministri i Shëndetësisë në Kroaci flet për gjendjen e të lënduarve pas aksidentit

Ministri i Shëndetësisë së Kroacisë, Vili Berosh ka treguar për gjendjen e të lënduarve në aksidentin që ndodhi mëngjesin e së dielës ku u vetaksidentua një autobus me bashkatdhetarë nga Kosova.

Berosh ka tregua se në mesin e të lënduarve ka edhe të mitur e që një nga vajzat raportohet të jetë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Në aksidentin e tragjik humbën jetën 10 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan.

Flet djali i shoferit të vdekur në aksidentin në Kroaci: "3-4 ditë rrugë, vetëm një natë pushim"
Lexo po ashtu Flet djali i shoferit të vdekur në aksidentin në Kroaci: "3-4 ditë rrugë, vetëm një natë pushim"

Sipas të dhënave te momentit të cilat edhe mund të ndryshojnë, janë aksidentuar 69 persona, 67 pasagjerë dhe dy shoferë, nga ta fatkeqësisht kanë vdekur 10 persona,42 të lënduar janë dërguar në spital në Slavonsko Brod kurse dy janë hospitalizuar në Nova Gradisht. Në Nova Gradisht është një i lënduar i cili ka lëndime të kurrizit, për çka e kemi aranzhuar dërgimin në klinikën e traumatologjisë në Zagreb”.

E hëna ditë zie në Kosovë
Lexo po ashtu E hëna ditë zie në Kosovë

“Kemi edhe të lënduar rëndë, që janë 15, tre janë në operacion, kurse të tjerët janë duke u diagnostikuar, është e mundur qe edhe ndonjë që është duke u trajtuar të marr diagnozën e të lënduarit rëndë, kështu qe gjithçka është e mundur. Ajo që po e theksoj që në fatkeqësi kanë marrë pjesë edhe 15 të mitur, nga të cilët një vajzë ka lëndime të rënda, kurse të tjerët janë pranuar këtu”, tregoi ai.

I mbijetuari nga Istogu rrëfen për aksidentin tragjik: Shumica e udhëtarëve ishim duke fjetur
Lexo po ashtu I mbijetuari nga Istogu rrëfen për aksidentin tragjik: Shumica e udhëtarëve ishim duke fjetur

Ministri kroat u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe u ka uruar shërim të lënduarve duke thënë se Qeveritë e të dyja vendeve, ajo e Kroacisë dhe Kosovës do të jenë pranë familjarëve.

Për në Kroaci tashmë ka marrë rrugë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me disa nga ministrat e qeverisë.

Ndërsa dyshimet e para janë se për një moment shoferin e autobusit e kishte zënë gjumi.

Zëvendës-Prokurori i Shtetit Komunal Sllavko Pranjiq, ka thënë se shoferi, i cili është gjetur në vendin e ngjarjes, është arrestuar ndërkohë.

“Shoferi është arrestuar nën dyshimin për drejtim të automjetit në mënyrë jo të duhur. Shkaqet e daljes nga rruga të autobusit do të përcaktohen kur të merren provat, ka thënë ai.

Pranjiq ka thënë po ashtu se përgjatë dëshmisë së tij, shoferi ka thënë se ka rënë në gjumë për një moment.

“Por ne do të përcaktojmë gjithçka më vonë”, ka thënë mes tjerash Pranjiq.

Më herët, drejtori i Mbrojtjes Civile Kroate, Damir Trut, u ka thënë gazetarëve se nëntë pasagjerë dhe një shofer kanë vdekur, duke deklaruar se në autobus kanë qenë 67 udhëtarë dhe dy shoferë.

Ministri kroat i Shëndetësisë Vili Berosh, ka thënë në vendin e aksidentit se, në autobus kanë qenë 15 të mitur, prej të cilëve, një vajzë e plagosur rëndë, raporton Index.hr

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Kronika e Zezë
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Shëndetësi
Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori