LAJMI I FUNDIT:

Ministri serb i Kosovës thotë se u keqkuptua për FIFA dhe UEFA

Ministri serb i Kosovës thotë se u keqkuptua për FIFA dhe UEFA

Para disa ditësh ministri serb në Qeverinë e Kosovës, Ljubomir Mariq, kishte deklaruar se anëtarësimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA është vendim politik, por pas vërejtjeve të Kryeministrit Isa Mustafa për këtë deklaratë, Mariq po thotë se fjalët e tij u keqkuptuan me qëllim.

Sipas Mariq, deklaratat e tij u deformuan vetëm për ta bindur opinionin se ai mendon keq për Kosovën.


Madje, ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, duke folur në emisionin “Marrëveshja” në TV Kim tha se kjo nuk është hera e parë që deklaratave të përfaqësuesve të serbëve në Qeverinë e Kosovës u jepet konotacion negativ.

“Çdo fjali e mundur po kthehet në një mënyrë të tillë që ne jemi duke bërë diçka kundër dikujt, që do të thotë diçka të keqe ose ia duam dikujt të keqën, dhe kjo është plotësisht e pavërtetë”, ka thënë Mariq.
“Kjo po ndodh në formë të strukturuar madje, jo vetëm me deklaratat e mija por edhe me deklaratat e të tjerëve. Unë nuk e shoh si mund të ofrohemi ne në këtë mënyrë. Nuk mendojmë asgjë të keqe dhe nuk kemi bërë asnjë të keqe”.

Mariq tha se për njerëzit në Kosovë duhet të jetë e rëndësishme që ministria është duke punuar, e jo deklaratat e keqinterpretuara.

Ndërsa sa i përket faktit se Mariq në vend se të thotë vetëm Kosova, ai shton edhe Metohija, ai ka thënë se kjo nuk është aspak një çështje që duhet të merren njerëzit më të dhe se ky emërtim nuk ka asnjë të keqe.

“Ne shpesh përdorim një term ose tjetër, thjesht mendojmë se kjo nuk është diçka që është e domosdoshme për dhe në jetën e qytetarëve. Nëse dikush ma dëshmon se qytetarët do të jetojnë më mirë nëse unë nuk e përdori atë term atëherë nuk do ta them më”.

“Unë nuk shoh pse dikush duhet të shqetësohet për këtë çështje. Nuk e di as pse duhet të kuptohet si provokim. Mendoj se e rëndësishme është që të respektojmë njëri-tjetrin në maksimum, diversitetin tonë, fenë dhe kombësinë”, ka thënë Mariq.

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori