LAJMI I FUNDIT:

Ministri i ri i Mbrojtjes për herë të parë në mbledhjen e Qeverisë, Kurti falënderon Mehajn për angazhimin dhe kontributin e pashoq

Ministri i ri i Mbrojtjes për herë të parë në mbledhjen e Qeverisë, Kurti falënderon Mehajn për angazhimin dhe kontributin e pashoq

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka falënderuar ish ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj për siç tha kontributin e pashoq gjatë punës së tij.

Kurti në mbledhjen e Qeverisë po ashtu i uroi mirëseardhje ministrit të ri, Ejup Maqedonci.


“Fillimisht le t’i urojmë së bashku mirëseardhje anëtarit tonë më të ri të kabinetit, kolegut tonë të ri, Ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Punë të mbarë! E falënderoj edhe njëherë përzemërsisht për kontributin, angazhimin dhe dedikimin e të pashoq, ish-ministrin Armend Mehajn, ndërkaq bashkëshortes së tij i dëshiroj shërim të plotë  dhe të shpejtë”, tha Kurti.

Ndryshe, një ditë më parë Armend Mehaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Mbrojtjes për arsye familjare.

Bashkëpunimin dhe punën e Mehajt e kanë vlerësuar të martën edhe ambasadorët e huaj në Kosovë.

Emërimi i ministrit të ri të Mbrojtjes, ky është profili i Ejup Maqedoncit
Lexo po ashtu Emërimi i ministrit të ri të Mbrojtjes, ky është profili i Ejup Maqedoncit

Ndërkaq, në vend të Mehajt, kryeministri Kurti po të martën emëroi kolonelin Ejup Maqedonci.

Maqedonci ka qenë komandant i dy operacioneve të para jashtë vendit të FSK-së, të kryera në janar dhe në dhjetor të vitit 2010, në ndihmë zonave të përmbytura të Shkodrës, pas të cilave është dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë atë kohë, Bamir Topi. Nga viti 2014 deri më 2018, Maqedonci ka qenë Shef i Shtabit të Brigadës së Reagimit të Shpejtë.

Ai ka përfunduar studimet në dy kolegje ushtarake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mban titujt “Master i Shkencave dhe i Arteve” nga Kolegji i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (2012 – 2013) dhe titullin “Master i Studimeve Strategjike” fituar nga Kolegji i Luftës në Pensilvani më 2018 – 2019, ku kishte diplomuar si “Superior Gratuated”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori