LAJMI I FUNDIT:

Ministri Mustafa për të kthyerit nga Siria: Ata që kanë bërë faje, do të ndëshkohen (Video)

Ministri Mustafa për të kthyerit nga Siria: Ata që kanë bërë faje, do të ndëshkohen (Video)

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka thënë se me personat e riatdhesuar nga Siria do të merren organet e drejtësisë, dhe se ata që kanë bërë faje do të ndëshkohen.

Mustafa, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se barra kryesore për procesin e riatdhesimit të qytetarëve të Kosovës nga Siria i ka rënë Ministrisë së Punëve të Brendshme.


“Këta janë shtetas tanë dhe kemi qenë të detyruar të bëjmë riatdhesimin e tyre. I falënderoj SHBA-në dhe partnerët tjerë që e kanë ndihmuar procesin. Jo të gjithë nga ta kanë shkuar me dëshirë në Siri, por kanë qenë të detyruar nga dikush tjetër”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ministri i Punëve të Brendshme tha se jo të gjithë nga ta do të fajësohen, por secili nga ta do të trajtohet me metodat e shteteve demokratike të risocializimit.

“Ata që kanë fajësi [në Siri] do të ndëshkohen. Organet e drejtësisë në Kosovë do të merren me ta. Por edhe ata që do të trajtohen nga drejtësia do t’i nënshtrohen edhe procesit të deradikalizimit për t’u integruar në shoqërinë kosovare”.

“Nuk pritet rrezik prej tyre, sepse jemi të organizuar mirë. Falënderoj bashkëpunëtorët nga Ministria e Brendshme, ajo e Drejtësisë dhe Shëndetësisë, sepse te këta persona është dashur brenda 72 orëve të bëhen kontrollet shëndetësore e psikologjike”, tha Ekrem Mustafa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Siguri
“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

Lajme
Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen

Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen "Whirlwind 2024"

Siguri
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori