LAJMI I FUNDIT:

Ministri Lekaj prezanton Autostradën e Dukagjinit në Prizren

Ministri Lekaj prezanton Autostradën e Dukagjinit në Prizren

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të mërkurën mori pjesë në dëgjimin publik me prizrenasit për autostradën e Dukagjinit, që shënon edhe fundin e serisë së debateve publike për këtë projekt.

Lekaj shtjelloi rëndësinë e këtij projekti madhor dhe u premtoi prizrenasve se të gjitha sugjerimet dhe propozimet e tyre do të merren parasysh dhe shqyrtohen me kujdes.


I pari i Infrastrukturës dhe Transportit, po ashtu tha se Prizreni si qytet historik do ta ketë gjithherë mbështetjen e institucioneve qendrore dhe ky projekt është dëshmia më e mirë për këtë.

Lekaj: Në tetor fillon ndërtimi i “Autostradës së Dukagjinit”, do të kushtojë një miliard euro (Video)
Lexo po ashtu Lekaj: Në tetor fillon ndërtimi i “Autostradës së Dukagjinit”, do të kushtojë një miliard euro (Video)

Pjesëmarrësit e këtij debati u informuan në detaje për projektin nga kompania projektuese, ndërsa me sugjerimet e tyre dhanë kontributin në kompletim të projektit që ai të jetë në shërbim të qytetit dhe zhvillimit të Kosovës.

Ministri Lekaj flet me kryetarët e komunave për Autostradën e Dukagjinit
Lexo po ashtu Ministri Lekaj flet me kryetarët e komunave për Autostradën e Dukagjinit

Autostrada e Dukagjinit do të jetë e gjatë rreth 91 kilometra dhe fillon nga Istogu, kalon nëpër Pejë, Deçan, Junik, Gjakovë, Rahovec dhe përfundon në Prizren, ku lidhet me autostradën “Ibrahim Rugova” dhe do të fillojë këtë vit dhe do të përfundojë për katër vjet. /Telegrafi/