LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Në tetor fillon ndërtimi i “Autostradës së Dukagjinit”, do të kushtojë një miliard euro (Video)

Lekaj: Në tetor fillon ndërtimi i “Autostradës së Dukagjinit”, do të kushtojë një miliard euro (Video)

Ministri i Infrastrukturës, njëherësh nënkryetar i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se në tetor pritet të filloj projekti më i madh kapital për rajonin e Dukagjinit.

Lekaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në  RTV Dukagjini, ka thënë se “Autostrada e Dukagjinit” pritet të jetë e gjatë 91 kilometër dhe do të përfshijë Istogun, Klinën, Pejën, Gjakovën, Deçanin, Suharekën, Rahovecin e Prizrenin.


“Projekti do të lidh zonat rurale dhe qytetet me korridoret pan evropiane. Kemi bërë një fizibilitet dhe ky projekt ka ndikim pozitiv në banorët e këtyre zonave, duke shtuar zhvillimin ekonomik e zhvillimin e turizmit”.

Ministri i Infrastrukturës ka thënë se do të vazhdohet edhe më tej me debate dhe do të vendoset me versionin përfundimtar.

“Nëse shkon gjithçka mirë sipas procedurave, mendojmë se në fillim të tetorit do të fillojnë punimet. Mendohet se projekti do të përfundoj për katër vite”.

Lekaj ka thënë se kostoja e këtij projekti duke përfshirë edhe shpronësimet pritet të jetë rreth një miliardë euro.

Ministri i Infrastrukturës ka thënë se në rajonin e Dukagjinit do të ndërtohet edhe një rrugë dhe tashmë mbi 200 milion euro janë para të garantuara për trasenë Kijevë- Zahaç. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori