LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Jashtëm ukrainas zbulon momente interesante nga negociata mes Moskës dhe Kievit: Ndjeja nevojën ta godisja Lavrovin në fytyrë

Ministri i Jashtëm ukrainas zbulon momente interesante nga negociata mes Moskës dhe Kievit: Ndjeja nevojën ta godisja Lavrovin në fytyrë

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka deklaruar se ka pasur raste kur ai ndjeu nevojën për ta “goditur në fytyrë” rivalin e tij rus Sergei Lavrov në fazat e hershme të negociatave pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës.

Në një intervistë jozyrtare me një video bloger ukrainas që mbulonte një gamë të gjerë temash, nga gatimi te hobi dhe futbolli ukrainas, kur u pyet se cili ishte negocimi më i vështirë për të, Kuleba u përgjigj se ishte me Lavrovin, transmeton Telegrafi.


“Bisedat më të vështira janë ato ku thjesht ndihesh sikur dëshiron të ngrihesh dhe të godasësh kundërshtarin në hundë, por në të vërtetë nuk mundesh. Dhe mund të them se ka ndodhur dy ose tre herë. Një rast ishte me Lavrovin në Antalia në pranverën e vitit 2022″, tha ai.

Sipas Reuters, negociatorët ukrainas dhe rusë u takuan në disa raunde bisedimesh në javët e para pas pushtimit të shkurtit 2022, fillimisht pranë kufirit të Ukrainës me Bjellorusinë dhe më vonë në Turqi.

Kuleba më pas tha se bisedimet në Turqi ishin të vështira, dhe se ato kishin të bënin me një armëpushim dhe rregullimin e korridoreve humanitare.

Në ato bisedime nuk është arritur asnjë marrëveshje dhe që atëherë nuk ka pasur negociata. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa

"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Botë
Kalo në kategori