LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Jashtëm hungarez: Hungaria do të vërë veton nëse BE-ja përpiqet të vendosë sanksione ndaj Milorad Dodikut

Ministri i Jashtëm hungarez: Hungaria do të vërë veton nëse BE-ja përpiqet të vendosë sanksione ndaj Milorad Dodikut

Ministri i jashtëm hungarez Peter Szijjarto tha se Hungaria do të vërë veton ndaj një propozimi të mundshëm për të vendosur sanksione ndaj anëtarit të presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik.

Siç shkruan Szijjarto, ministrja e re e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, në profilin e saj zyrtar në Facebook, ajo së fundmi kërcënoi me sanksione kundër Milorad Dodik.


“Ne jemi të shqetësuar për deklarata të tilla, sepse Bosnja dhe Hercegovina është afër nesh, ruajtja e stabilitetit dhe paqes në vend është interesi ynë bazë i sigurisë. Berlini është më larg, por jo aq larg sa të mos mund të fluturosh kurrë për në Banja Luka prej andej. Negocioni. Flisni me serbët. Me ta, jo për ta. Ndoshta kjo do t’ju ndihmojë të kuptoni situatën”, ka shkruar Szijarto, përcjell Telegrafi.

Ai shtoi se BE-ja mund të vendosë sanksione kundër kujtdo vetëm me vendim unanim të të gjitha shteteve anëtare.

“Dhe vetëm për të qenë të qartë, Hungaria nuk do të japë mbështetjen e saj për asnjë sanksion kundër liderit të serbëve në BeH, Milorad Dodik. Nëse ka një propozim të tillë, ne do të vëmë veton. Flisni, jo sanksione, kjo është ajo që politika e BE-së do të duhej të bënte rreth Ballkanit Perëndimor në të ardhmen”, ka theksuar ministri hungarez.

Ndryshe, javën e kaluar, qeveria e re gjermane i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të vendosë sanksione ndaj Milorad Dodik mbi politikat e tij secesioniste dhe vendimin për t’u tërhequr nga niveli shtetëror. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Infermierja zbulon se çfarë tingulli rrëqethës lëshojnë njerëzit 24 orë para vdekjes

Infermierja zbulon se çfarë tingulli rrëqethës lëshojnë njerëzit 24 orë para vdekjes

Amerika
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Tragjedi në Kroaci - burri vret vjehrrën dhe plagos gruan, në fund kryen vetëvrasje

Tragjedi në Kroaci - burri vret vjehrrën dhe plagos gruan, në fund kryen vetëvrasje

Kroacia
Publikohet plani i ri i pasluftës për Palestinën - çfarë do të ndodhë me Hamasin dhe kush do ta udhëheq Gazën?

Publikohet plani i ri i pasluftës për Palestinën - çfarë do të ndodhë me Hamasin dhe kush do ta udhëheq Gazën?

Azia
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Kalo në kategori