LAJMI I FUNDIT:

Ministri Hoti flet me misionin e FMN-së për përmbushjen kritereve në programin Stand-By

Ministri Hoti flet me misionin e FMN-së për përmbushjen kritereve në programin Stand-By
????????????????????????????????????

Ministri i Financave Avdullah Hoti ka pritur sot në takim delegacionin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga Jacques Miniane, me rastin e fillimit të vizitës së tyre në Kosovë.

Ministri Hoti ju uroi mirëseardhje delegacionit të Misionit të FMN-së dhe i informoi ata për performancën ekonomike e fiskale në vitin 2015, për ecuritë në dy muajt e parë të vitit 2016, si dhe për performancën e pritur për pjesën e mbetur të këtij viti.


Në këtë takim gjithashtu u diskutua gjithashtu edhe për përmbushjen e kritereve strukturore, ashtu siç është paraparë me Programin Stand-By.

Për sa i përket vitit 2015, ministri Avdullah Hoti informoi Misionin e FMN-së se të gjitha targetet fiskale, sipas Programit Stand-By janë përmbushur me sukses. Deficiti buxhetor ka qenë nën kufirin e pajtuar; shpenzimet rrjedhëse nën maksimumin e programit dhe bilanci bankar mbi kufirin minimal. Të gjitha këto targete janë arritur falë performancës së mirë të të hyrave buxhetore, kontrollit dhe monitorimit më të mirë të shpenzimeve. Ndërsa, sa i përket fillimit të vitit 2016, ministri Hoti bëri të ditur se të hyrat buxhetore, në veçanti ato tatimore janë duke performuar shumë mirë, ndërsa shpenzimet buxhetore janë në linjë me planifikimet.

Shefi i Misionit për Kosovë Jacques Miniane e vlerësoi lart përmbylljen e vitit fiskal 2015 dhe ecuritë pozitive të programit.

Ministri Hoti dhe Miniane u pajtuan për të vazhduar me bashkëpunimin e mirë dhe implementimin me sukses të Programit.

Ekipi i FMN-së do të qëndroj në Kosovë deri më 5 prill, ku përveç Ministrisë së Financave do të kenë takime edhe me përfaqësuesit e institucioneve tjera në Kosovë. /Telegrafi/