LAJMI I FUNDIT:

Ministri Gashi fton qytetarët ta mbushin stadiumin ‘Fadil Vokrri’ për Superkupën e Kosovës në mes të Dritës dhe Prishtinës  

Ministri Gashi fton qytetarët ta mbushin stadiumin ‘Fadil Vokrri’ për Superkupën e Kosovës në mes të Dritës dhe Prishtinës  

Ministri i Rinisë, Kulturës dhe Sportit, Kujtim Gashi në një konferencë për media në stadiumin “Fadil Vokrri”, ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët e Kosovës që nesër (e hënë) ta mbushin pikërisht këtë stadium ku do të zhvillohet ndeshja e Superkupës së Kosovës në mes të Prishtinës dhe Pritës.

Ministri Gashi, u shfaq i kënaqur që më në fund pritja për një stadium modern në Prishtinë përfundoi, duke falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në kryerjen e punimeve për këtë stadium.

Stadiumi i Prishtinës do të quhet Fadil Vokrri
Lexo po ashtu Stadiumi i Prishtinës do të quhet Fadil Vokrri

“Kemi ardhur tek ky moment i fundit, tek ky moment historik për gjithë sportin e Kosovës e veçanërisht për futbollin, sportadëshësit e tifozët e gjithë Kosovës. Pra nesër do ta shënojmë njërën prej ngjarjeve më të rëndësishme sportive në Kosovë”.

“Për herë të parë do të luajmë në njërin nga stadiumet që plotëson kriteret e UEFA-s dhe kjo është një moment sa emocional aq edhe krenar për të gjithë neve që kemi qene të involvuar në këtë proces”, ka thënë fillimisht Gashi.

Ministri Gashi nuk harroi ta falënderoi legjendën e futbollit të Kosovës Fadil Vokrrin emrin e të cilit e mban stadium, ai e cilësoi Fadil Vokrrin si njeriun më meritor për këtë stadium, transmeton KP.

“Unë edhe njëherë dua të shpreh edhe emocionet dhe falënderimin e madh për ish-futbollistin, legjendën e futbollit të Kosovës, të ndjerin Fadil Vokrrin emrin e të cilin e mban tashmë ky stadium, i cili ka qenë shumë i përkushtuar në muajt e fundit rreth investimeve, ku kemi qenë bashkërisht disa herë në këtë stadium dhe besoj që ndoshta nëse ka individ që duhet të falënderohen në Kosovë për këtë vepër është pikërisht i ndjeri Fadil Vokrri”.

Ministri shtoi se shumë shpejt priten të bëhen edhe investime tjera në stadiumin kosovare, e sidomos në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë ku synimi do të jetë që ky stadium të kthehet në stadiumet e kategorive të katërt të UEFA-s.

Gjithçka që duhet të dini për stadiumin e rinovuar të Prishtinës
Lexo po ashtu Gjithçka që duhet të dini për stadiumin e rinovuar të Prishtinës

Ndeshja e nesërme (e hënë) ndërmjet Dritës dhe Prishtinës zhvillohet nga ora 20:00.

Të pranishëm në këtë ndeshje do të jenë edhe pjesëtarë të UEFA-s të cilët priten të japin verdiktin final rreth këtij stadium, e i cili pritet të jetë pozitiv dhe më në fund Kombëtarja e Kosovës që nga shtatori mund të zhvilloj ndeshjet e saja si vendase në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori