LAJMI I FUNDIT:

Ministri i FSK-së Haki Demolli përcjell shqetësimet kundër transformimit të FSK-së (Dokument)

Ministri i FSK-së Haki Demolli përcjell shqetësimet kundër transformimit të FSK-së (Dokument)

Një ditë para se Presidenti Hashim Thaçi ta dërgojë tek Kryeparlamentari Kadri Veseli projektligjin për transformimin e FSK-së, Ministri Demolli ua ka dërguar një “alarm” krerëve të institucioneve. Demolli në një letër dërguar Thaçit, Mustafës dhe Veselit ka thënë se Departamenti Amerikan i Shtetit ka shfaqur shqetësime për transformimin e FSK-së.

Ministri i FSK-së Haki Demolli (LDK) letrën e ka dërguar në adresë të tre krerëve të shtetit, përmes së cilës ka thënë se disa zyrtarë amerikanë kanë shprehur shqetësim për krijimin e ushtrisë së Kosovës përmes ndryshimeve të legjislacionit.


“Të nderuar, ju njoftoj se me datën 06.03.2017 në ora 20:00 në kabinetin e ministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë telefonuar nga zyra e Michael Carpenter, deputy assistant secretary of U.S dhe kanë kërkuar që të bisedojnë me ministrin për të shprehur shqetësimet e tyre lidhur me deklaratat për transformimin e FSK në FAK nëpërmjet ligjit. Shqetësime të menjëhershme kanë pasur edhe Atasheu Amerikan i Mbrojtjes pranë Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë dhe zv-drejtori i NALT-it z. Mark Theobald”, thuhet në letrën e ministrit të FSK-së e cila përmban shumë gabime drejtshkrimore.

Tri vite më parë, kreu aktual i LDK-së Isa Mustafa kishte refuzuar të votonte ndryshimet kushtetuese për transformimin e FSK-së në ushtri, për çka ishin pajtuar edhe deputetët serbë, vetëm sepse ato ndryshime kushtetuese kishin paraparë si kompromis edhe një mandat të vendeve të rezervuara për pakicat.

Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka bërë publik si parti ndonjë qëndrim rreth planeve për transformimin e FSK-së. Këtë e ka bërë PDK nëpërmjet një konferencë për media. AAK po ashtu nëpërmjet Daut Haradinajt ka mbështetur këtë proces duke thënë se kjo mund të bëhet nëpërmjet ligjit.

Një zyrtar i lartë i LDK-së, Haki Rugova ka thënë se LDK nuk është anashkaluar në këtë proces dhe se ushtrinë nuk po e bën PDK por institucionet e vendit.

Deklarata e fundit rreth kësaj çështjeje e Ministrit Demolli është bërë në fund të muajit shkurt ku ka thënë se deputetët e komunitetit pakicë kanë të drejtën e votës së dyfishët, pa të cilën nuk mund të bëhen ndryshimet kushtetuese.

“Ne në asnjë mënyrë nuk duhet të ndërmarrim ndonjë vendim apo vendim unilateral, por gjithsesi veprimet tona duhet t’i koordinojmë me faktorin ndërkombëtar dhe kur është gjetur së bashku me ta zgjidhje për shumë probleme të natyrave të ndryshme, besoj që do të gjejmë zgjidhje edhe në situatën e tillë që jemi, respektivisht edhe për çështjen që ka të bëjë me transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës” kishte thënë ai./Express/

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Politikë
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Kalo në kategori