LAJMI I FUNDIT:

Ministri Çeku për anulimin e festivalit në Prishtinë: Nuk është e drejtë t’i dërgohet letër qeverisë, t’i kërkohet vendimmarrje e shpejtë për “Sunny Hill”

Ministri Çeku për anulimin e festivalit në Prishtinë: Nuk është e drejtë t’i dërgohet letër qeverisë, t’i kërkohet vendimmarrje e shpejtë për “Sunny Hill”
Foto: Telegrafi

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka reaguar në lidhje me anulimin e festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë dhe zhvendosjen e tij në Tiranë.

Pavarësisht kësaj, ai thotë se Kosova do të mbetet vend i organizimit të ngjarjeve rinore e argëtuese.

Çeku thekson që Ministria e Kulturës ka qenë në komunikim me bartësit e “Sunny Hill” për të ofruar gjithë mbështetjen për mbarëvajtjen e edicionit të sivjetmë të festivalit.

Ai tutje vazhdon se “Sunny Hill” do ta ketë derën e hapur dhe se Dua Lipa do të mirëpritet gjithmonë me dashuri në Kosovën e saj.

Postimi i plotë i ministrit Çeku (pa ndërhyrje):

“Kosova është dhe do të mbetet vend i organizimit të ngjarjeve rinore e argëtuese, të përmasave të vogla e të mëdha. Me ndihmën e qytetarëve, artistëve, bizneseve dhe shtetit.

Ministria e Kulturës ka qenë në komunikim me bartësit e Sunny Hill për të ofruar gjithë mbështetjen për mbarëvajtjen e edicionit të sivjetmë të festivalit. Para ca kohësh, edhe personalisht e kam kontaktuar Dukagjin Lipën me qëllimin e mirë që Ministria e Kulturës të shërbejë si pikë komunikimi për një mori kërkesash të tyre, nga siguria e infrastruktura deri tek mbështetja financiare e lehtësirat tatimore, çështje të cilat prekin disa ministri.

Një grup i përbërë nga zyrtarët e disa ministrive ka qenë duke i trajtuar këto kërkesa për të siguruar mbështetje për festivalin nga disa aspekte.

Motivi dhe angazhimi ynë institucional ka qenë i plotë, gjithnjë me synimin e përbashkët që Sunny Hill edhe sivjet të përçojë nëpër botë imazhe pozitive nga vendi ynë. Por, çka kemi me kursim në Kosovë, është toka. Nuk e ka të drejtën as kjo qeveri e as ndonjë qeveri tjetër, ta përdorë territorin e Kosovës pa i peshuar mirë kostot, përfitimet, pasojat, kohëzgjatjet në të cilat jepet në përdorim një tokë. Procesi i vendimmarrjes kërkon kohë për të qenë i plotë dhe për të mos qenë i gabuar apo abuziv. Nuk është e drejtë t’i dërgohet letër qeverisë ku t’i kërkohet vendimmarrje e shpejtë për Sunny Hill, dhe pas një kohe të shkurtë të shfaqet njoftimi se organizimi paska ndryshuar vendndodhje. Ky lloj presioni nuk lë kohë të mjaftueshme për t’u siguruar që vendimet institucionale do të ofrojnë mbrojtje të plotë të interesit publik, madje nuk lë kohë të shikohen as aspektet ligjore.

Megjithatë, ne e sigurojmë publikun rinor se në Kosovë nuk do të mungojnë ngjarjet e përmasave të ndryshme, me artistë vendorë e ndërkombëtarë. Edhe Sunny Hill gjithnjë do ta ketë derën hapur, për diskutime të qeta, e për marrëveshje transparente dhe pa presion.

E presim sa më shpejt në Kosovën e saj edhe Dua Lipën me dashuri e respekt të madh. Ajo ka kontribuar si artiste e si shqiptare në imazhin tonë ndërkombëtar. Asnjëherë nuk do të lejojmë që figura e saj të keqpërdoret apo të zbehet nga debate të politikës apo biznesit”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Magazina

"E spërkat me ujë dhe nuk ia lëshon rrugën" - Meriton Mjekiqi ndërhyn në përplasjen e ashpër të Eglës me Ilnisën

Magazina
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018

Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori