LAJMI I FUNDIT:

Ministrat e brendshëm të rajonit nënshkruan planin kundër terrorizimit

Ministrat e brendshëm të rajonit nënshkruan planin kundër terrorizimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka deklaruar se vitet 2017-2018, numri i njerëzve nga Kosova që kanë shkuar në zonat e konfliktit ka qenë zero.

Ministri Gashi i bëri këto komente në ministerialin ‘Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor për Çështjet e Brendshme’, i cili po mbahet në Tiranë dhe po marrin pjesë ministra nga Ballkani Perëndimor dhe të BE-së, me prani edhe të komisionarit Avramopoulos, me pjesëmarrje të shumë personaliteteve të agjencive të ndryshme ligj zbatuese evropiane.


Në këtë takim ministri Gashi trajtoji perspektivën e Republikës së Kosovës sa i përket menaxhimit të migrimit dhe paraqiti angazhimet për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm.

Gashi vuri në dukje se Republika e Kosovës ka konsoliduar sistemin për menaxhimin e migrimit përmes hartimit dhe zbatimit të kornizës legjislative dhe strategjike në këtë fushë. Ai tha se rrugëtimi në procesin e integrimit Evropian ka ndikuar që të harmonizojmë legjislacionin dhe politikat tona me ato të Bashkimit Evropian dhe theksoi se Kosova ka Ligj të veçantë për Ripranim, ligjin për të Huaj dhe Ligjin për Azil të cilat janë rishikuar së fundi dhe kanë hyrë në fuqi, duke rikonfimuar kështu obligimet e shtetit tonë në menaxhimin e migrimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, në përputhje të plotë me direktivat e BE-së.

“Kosova ende nuk është përfshirë nga lëvizjet e mëdha migratore për arsye të ndryshme (pozita gjeografike, etj), mirëpo bazuar në lëvizjet migratore në vendet e rajonit si dhe indikacioneve nga organizatat ndërkombëtare që merren me migrim, ka arsye për të besuar se fluksi i emigrantëve, refugjatëve dhe azil-kërkuesve nuk do të ndalet në një të ardhme të afërt dhe rrugëtimi do të jetë i vazhdueshëm dhe do të ketë ndryshime.” – theksoi ministri Gashi.

Duke folur për fenomenin e terrorizmit, ministri Gashi, theksoi se si vendet e tjera të rajonit dhe ato përtej tij, edhe Republika e Kosovës vazhdon të përballen me sfidën e përpjekjeve për përhapjen dhe rritjen e ndikimit të ideologjive të huaja ekstremiste të cilat mbështeten në urrejtjen ndër fetare, etnike ose kauza të tjera të cilat kanë synim rrënimin e sistemit demokratik dhe të synimeve properëndimore euroatlantike të Republikës së Kosovës.

“Unë do të doja t’a paraqes në këtë takim në Tiranë si një shembull shumë të mirë, përkushtimin e jashtëzakonshëm dhe të suksesshëm të institucioneve të vendit tim, Kosovës, në trajtimin e dukurinë së luftëtarëve të huaj pjesëmarrës në luftërat dhe konfliktet e ndryshme të armatosura. Masat e ndërmarra ligjore, planizuese, ligj zbatuese, hetimore, parandaluese, këshilluese, psikologjike, etj. dhe hartimi i dokumenteve parashikuese strategjike e kanë rritur shumë vlerësimin, për Kosovën duke e cilësuar madje atë si një udhëheqëse rajonale në këtë fushë”, theksoi ministri Gashi.

Me këtë rast ministri Gashi theksoi se mbështetja mbi këtë infrastrukturë ligjore, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë e Kosovës, ka qenë iniciuese e shumë proceseve hetimore që kanë përfshirë njerëz të dyshuar për veprimtari organizuese dhe mbështetëse për rekrutimin e luftëtarëve për shtetin islamik, ose grupeve të tjera kriminale.

Ai tha se pas masave të ndërmarra statistikat e fundit tregojnë qartë për një zvogëlim shumë të dukshëm të kësaj dukurie. Në vitet 2017-2018, numri i njerëzve nga Kosova që kanë shkuar në zonat e konfliktit ka qenë zero, duke shkuar në rënie prej shifrës rreth njëqind që ka qenë në vitet 2013-2014.

Në fund të fjalimit të tij, ministri Gashi theksoi se për të rritur edhe më tutje bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, Republika e Kosovës duhet të jetë anëtare e INTERPOLI-it.

Në kuadër të këtij Ministeriali, ministrat e Punëve të Brendshme të Ballknait Perëndimor së bashku më komisionarin Avramopoulos, nënshkruan: “Planin e përbashkët kundër Terrorizimit për Ballkanin Perëndimorë

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Xharra kritikon Sveçlën: 719 policë që kanë vepra penale vazhdojnë me qenë pjesë e Policisë së Kosovës

Xharra kritikon Sveçlën: 719 policë që kanë vepra penale vazhdojnë me qenë pjesë e Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori