LAJMI I FUNDIT:

Milot Rashica lëndohet në ndeshjen ndaj Schalkes

Milot Rashica lëndohet në ndeshjen ndaj Schalkes

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica ka lëshuar fushën i lënduar në duelin e Werder Bremenit ndaj Schalkes.

Werder Bremen ka arritur të marr një fitore të madhe 0-1 në udhëtim te Schlake  në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Bundesliga.


Goli i vetëm në këtë fitore të Werderit u shënuan në minutën e 32-të nga Leonardo Bittencourt, i cili u shërbye pikërisht nga Rashica.

Werder Bremeni i Milot Rashicës merr një fitore të madhe në udhëtim te Schalke
Lexo po ashtu Werder Bremeni i Milot Rashicës merr një fitore të madhe në udhëtim te Schalke

Megjithatë, kjo ndeshje nuk ka qenë më e mira dhe më me fat për yllin vushtrrias të Kosovës.

Kjo pasi Rashica është detyruar ta lëshoj fushën i lënduar në minutën e 58-të të takimit.

Rashica u zëvendësua nga Davie Selke dhe u pa teksa lëshon fushën duke e mbajtur kofshën e këmbës së majtë, të cilën e kishte të lidhur me fashë. /Telegrafi/

Rashica i lënduar duke dalë nga fusha