Milososki takon ndërmjetësuesin Nimetz

"Milososki në takimin e ka informuar Nimetzin për ngjarjet më të reja në marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë dhe një herë e ka theksuar mbështetjen në përpjekjet e tij drejt gjetjes së një zgjidhjeje për kontestin që Greqia e ka me emrin tonë kushtetues", informoi Ministria e Punëve të Jashtme.
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë e ka theksuar gatishmërinë e palës së Maqedonisë për pjesëmarrje aktive në procesin negocues nën ndërmjetësim të Kombeve të Bashkuara.
Milososki të enjten pati takim me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, të cilin e njoftoi se Maqedonia është e gatshme për vazhdimin e dialogut me Greqinë për tejkalimin e dallimeve rreth emrit dhe se i jep mbështetje të plotë procesit që zhvillohet me ndërmjetësim të OKB-së./mia/alsat-m/





















































