LAJMI I FUNDIT:

Milloshoski u bënë thirrje Dimitrovit dhe Osmanit që t’i publikojnë propozim-dokumentet para deputetëve

Milloshoski u bënë thirrje Dimitrovit dhe Osmanit që t’i publikojnë propozim-dokumentet para deputetëve

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Antonio Millososki, me një letër përsëri ftoi zv. kryeministrin për Çështjet Evropiane Nikolla Dimitrov dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani të paraqiten para deputetëve dhe të njoftojnë propozimet nga Bullgaria.

“Në muajt e fundit, bisedimet midis Sofjes dhe Shkupit janë bërë aq jotransparente saqë publiku është konfuz dhe nuk e di nëse po përgatitet një aneks i ri i Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë, një plan i ri Aksionar apo një poshtërim i ri? Ato vlerësimet se nënshkrimi i Marrëveshjes do të zgjidhte të gjitha mosmarrëveshjet midis Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe do të hapte dyert e BE-së, të cilat na u dhanë 4 vjet më parë nga Zaev dhe Dimitrov, sot u kthyen në akuza se cili fqinj ka më shumë faj dhe sa të reja mosmarrëveshjet negociohen.

Prandaj, është koha që ministrat e qeverisë Osmani dhe Dimitrov të heqin maskat pas Vasilicës, të paraqiten në Parlament dhe të publikojnë projekt dokumentet (anekset, planin Aksionar) që janë shkëmbyer midis Sofjes dhe Shkupit në lidhje me Marrëveshjen. Pastaj, përmes një diskutimi serioz, do të dihet nëse ka një mënyrë dinjitoze për të dalë nga ky ngërç, nëse dikush në Maqedoni po përgatit një aneks-tradhti të re dhe kush do të japë dorëheqjen sepse marrëveshja jofunksionale vuri veton në rrugën tonë drejt BE-së në vend të një date”, shkruan Millososki./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mero Baze: Vjehrra e Sali Berishës, agjente e UDB-së në Tiranë, ka qenë e vëzhguar nga Sigurimi i Shtetit

Mero Baze: Vjehrra e Sali Berishës, agjente e UDB-së në Tiranë, ka qenë e vëzhguar nga Sigurimi i Shtetit

Lajme
Qeveria në pritje të raportit të BE-së për heqjen e masave: Borrell të konstatojë përmbushjen e kushteve

Qeveria në pritje të raportit të BE-së për heqjen e masave: Borrell të konstatojë përmbushjen e kushteve

Mirjeta Hajzeraj
E rrahën, e groposën dhe ia vunë zjarrin - dënohen me 75 vite burgim tre të akuzuarit për vrasjen në Suharekë

E rrahën, e groposën dhe ia vunë zjarrin - dënohen me 75 vite burgim tre të akuzuarit për vrasjen në Suharekë

Drejtësi
Reagon LVV pas bisedës ndërmjet Kusarit dhe Radoiçiqit: Me neve ai ikë maleve me bisht nën shalë, e nuk zë vend në karriget e zyrës së kryeministrit

Reagon LVV pas bisedës ndërmjet Kusarit dhe Radoiçiqit: Me neve ai ikë maleve me bisht nën shalë, e nuk zë vend në karriget e zyrës së kryeministrit

Lajme
Geci: Kam vesh uniformë të KFOR-it amerikan, kemi hetuar se nga po vijnë financat e Radojciqit e Veselinoviqit

Geci: Kam vesh uniformë të KFOR-it amerikan, kemi hetuar se nga po vijnë financat e Radojciqit e Veselinoviqit

Siguri
Publikimi i bisedës së shkurtër mes Kusarit dhe Radoiçiqit, reagimi i ish-inspektorit të AKI-së dhe deputetëve opozitarë

Publikimi i bisedës së shkurtër mes Kusarit dhe Radoiçiqit, reagimi i ish-inspektorit të AKI-së dhe deputetëve opozitarë

Lajme
Kalo në kategori