LAJMI I FUNDIT:

Milloshoski: PSP-ja, ky institucion i kotë

Milloshoski: PSP-ja, ky institucion i kotë

Antonio Milloshoski nga OBRM-PDUKM-ja ka reaguar pas vendimit të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) që të tërhiqet nga lënda ”Puç”, duke konsideruar se Zaevi është falur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, pas këtij vendimi, nuk ka më arsye për ekzistimin e PSP-së, duke shtuar se kjo prokurori ka mbetur si një institucion i kotë.


”Me vendimin e turpshpëm të faljes së Katica Janevës ndaj Zoran zaevit, ne pamë se prokuroria, PSP-ja në vend se ta ndjekë krimin, PSP-ja paraqitet si mbrojtës i kriminelëve të falur. Më tej nuk ka dilema se PSP-ja është krejtësisht joprofesionale, e partizuar dhe politizuar”, thotë Milloshoski.

Milloshoski konsideron se PSP-ja nuk punon sipas ligjit, por sipas nevojave të LSDM-së dhe kryetarit të saj, Zoran Zaev./Telegrafi/