LAJMI I FUNDIT:

Miller përgjigjet rreth humbjes së Joshuas ndaj Ruizit

Miller përgjigjet rreth humbjes së Joshuas ndaj Ruizit
Jarrell Miller dhe Anthony Joshua (Foto: Mike Stobe/Getty Images/Guliver)

Jarrell Miller ka refuzuar ta kritikojë Anthony Joshuan për humbjen që pësoi ndaj Andy Ruizit të shtunën e kaluar në Madison Square Garden.

Boksieri amerikan ishte kundërshtari i parë i britanikut, mirëpo dështoi t’i kalonte testet anti-doping, pasi rezultoi pozitiv, duke i liruar vendin kështu meksikano-amerikanit.


Miller ka bërë me dije se ai nuk është fans i Joshuas, mirëpo nuk do ta drejtojë gishtin nga ai për humbjen e pësuar, pasi është problemi i tij.

Jarrell Miller dhe Anthony Joshua (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

“Personalisht, mu nuk më pëlqen Anthony Joshua, unë nuk do të qëndroj i ulur këtu dhe ta drejtoj gishtin nga ai”, ka thënë amerikani për IFL TV.

Joshua tregon se a ishte në panik para meçit me Andy Ruizin
Lexo po ashtu Joshua tregon se a ishte në panik para meçit me Andy Ruizin

Dëgjoni unë isha gabim (për testet anti-doping), unë do të punojë në lidhje më këtë dhe do të kthehem.  Unë nuk do të jap asnjë arsyetim rreth Joshuas. Ai e di se si shkon ky sport”.

“Ai e humbi përballjen, por nëse ai është kampion, do të rikthehet sërish. Çdo gjë mund të ndodh, është pjesë e lojës. Unë nuk do ta godas atë derisa është i shtrirë edhe pse ai ka thënë disa gjëra për mua”, ka shtuar më tej Miller. /Telegrafi/