LAJMI I FUNDIT:

Millaku për prokurorin Blakaj: Prokuror i mirë – as hero, as frikacak

Millaku për prokurorin Blakaj: Prokuror i mirë – as hero, as frikacak

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku në një konferencë për media ka folur edhe punën e prokurorit Elez Blakaj, i cili ka hetuar mashtrimet me listat e veteranëve e që ditë më parë ka dhënë dorëheqje.

Millaku në këtë konferencë për media tha se prokurori Blakaj ka shkuar në Amerikë për të punuar meqenëse siç tha ai, i është ofruar një punë e mirë.


Aktakuza për mashtrimet në emër të UÇK-së, kërkohet shkarkimi i atyre që abuzuan me listat e veteranëve
Lexo po ashtu Aktakuza për mashtrimet në emër të UÇK-së, kërkohet shkarkimi i atyre që abuzuan me listat e veteranëve

“Elez Blakaj ka shkuar për të punuar në Amerikë”, ka thënë Millaku, duke shtuar se asnjëherë nuk i ka thënë se është kërcënuar nga dikush.

Sipas Millakut, Blakaj ishte një prokuror i mirë, por nuk ka qenë “as hero, as frikacak”.

Lumezi: Rreth 19 mijë persona fituan statusin e veteranit kundërligjshëm
Lexo po ashtu Lumezi: Rreth 19 mijë persona fituan statusin e veteranit kundërligjshëm
Betim Musliu: Prokurori i dorëhequr Blakaj, kishte ngritur aktakuzë ndaj profileve të larta
Lexo po ashtu Betim Musliu: Prokurori i dorëhequr Blakaj, kishte ngritur aktakuzë ndaj profileve të larta

“Pasi e ka dërguar njoftimin (për dorëheqje), i kam shprehur keqardhje për heqjen dorë nga prokuroria speciale…. Tani nuk e di çfarë po bën në Amerikë. Ajo është çështje personale e tij”, u shpreh Millaku.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale tha se i ka treguar Blakajt që Prokuroria do të mbetet keq pasi edhe ashtu ka numër të vogël të prokurorëve, por sipas tij, ai ka qenë vendim i tij për të mirën dhe të ardhmen e familjes së tij. /Telegrafi/