LAJMI I FUNDIT:

Aktakuza për mashtrimet në emër të UÇK-së, kërkohet shkarkimi i atyre që abuzuan me listat e veteranëve

Aktakuza për mashtrimet në emër të UÇK-së, kërkohet shkarkimi i atyre që abuzuan me listat e veteranëve

Ish-prokurori Elez Blakaj i cili dha dorëheqje ditë më parë, në aktakuzën 64 faqe që ka ngritur ndaj fryrjes së listat e veteranëve, akuzohen 12 persona.

Në këtë aktakuzë të cilën e ka publikuar mediumi “Koha Ditore” të akuzuar janë: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari.


Lidhur me këtë çështje kanë filluar reagimet e shumta. Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thënë se kjo aktakuzë e tregon më së miri mendësinë e kryrjes së punëve në vendin tonë.

“E tmerrshme situata në të cilën gjindemi. Një lexim i shpejtë i aktakuzës së ish-prokurorit Blakaj rreth “veteranëve”, e cila implikon një ministër, një deputet, një zv.ministër e shumë ish-zyrtar të lartë të shtetit, e tregon më së miri mendësinë e kryerjes së punëve në vendin tonë. Nuk ka lidhje nëse me vetëdije diskrediton vetën dhe gjithçka që ke bërë deri më tani në karrierë.

Me rëndësi është te kryhen punët, urdhrat qe janë dhënë nga dikush qe nuk ia do te mirën vendit.

Respekt e përulje deri ne përjetësi secilit komandant e luftëtar qe më të vërtetë mbrojti këtë vend. Gjynah qe mundi i mirëfilltë po keqpërdoret e po i vihet hije e zezë nga profiterë të pasluftës e politikan të pandershëm”, ka shkruar Murati.

Në anën tjetër, njohësi i çështjeve politike Vigan Qorolli ka theksuar se kjo aktakuzë s’do mend, do t’i prekë krerët më të lartë komandues të UÇK-së.

“Draft-aktakuza e Prokurorisë Speciale — tregon se mbi 19 mijë veta e kanë marrë statusin e veteranit të luftës së UÇK’së — në mënyrë të kundërligjshme.

Përkthyer në para, i bie afërsisht 40 milion euro në vit për “fake warriors” nga buxheti i shtetit më të varfër në Evrope.

Kjo aktakuze, s’do mend, do t’i prek krerët më të lartë komandues të UÇK-së.

Nënshkrimi i tyre për “veteranët fallc” — është treguesi përfundimtar — qe shoqëria jonë udhëhiqet nga mjeranë, të cilët përveç pushtetit e parasë, nuk e njohin as Zotin, as kombin, as dinjitetin.

Shkarkim te menjëhershëm për abuzuesit e vlerës më sublime të kombit shqiptar të Kosovës — dhe përbuzje e përjetshme për rrenacaket luftëtar.
Turpi qoftë me Ju.

Kjo shoqëri nuk do t’ua fal këtë mega-mashtrim!”, ka shkruar Qorolli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori