Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka thënë se dorëheqja e prokurorit Elez Blakaj është mesazhi më i keq që mund të jepet për prokurorët që punojnë në mënyrë profesionale dhe të ndershme.
Ai në emisionin Dossier në RTV Dukagjini ka thënë se dorëheqja e Blakajt dëshmon se sistemi prokurorial ka arritur në një fazë ku është e pamundur të kryhet detyra sipas ligjit.
Sipas Musliut, prokurorit Blakaj iu pamundësua puna, duke thënë se ai ishte ndër prokurorët më profesional.
“Prokurori Blakaj ka ngritur një aktakuzë, e cila ka një muaj që nuk dërgohet në gjykatë. Fakti që kjo aktakuzë është ngritur, tregon për heroizmin e këtij prokurori”, shprehet Musliu.
“Të gjitha këto rrethana i kanë pamundësuar prokurorit Blakaj të ushtrojë funksionin”.
“Vetë fakti që sistemi i drejtësisë ka besueshmëri kaq të ulët është argument se aty nuk ka vend për një prokuror si Elez Blakaj”, thotë më tej Musliu.
“Ka shumë Blakaj tjerë në sistemin tonë të drejtësisë që po u pamundësohet puna, dhe janë në atë pozitë ‘të jesh apo të mos jesh’”, shton ndër të tjera Blakaj, përcjell Telegrafi.
Juristi Musliu thotë se dorëheqja e Blakajt nuk është rezultat i një kërcënimi të drejtpërdrejt, por si rezultat i pamundësimit të kryerjes së punës.
Musliu thotë se Blakaj kishte ngritur aktakuzë ndaj profilit të lartë.
“Aktakuza që Blakaj kishte ngritur për listat e veteranëve përfshinte vetëm profilet super të larta, ndërsa veteranët mashtues duhet të hetohen nga nivelet e prokurorive themelore”, tha Musliu.
Duke folur për procesin e një vettingu të mundshëm në sistemin e drejtësisë, Musliu ka thënë se mbi 70 për qind e pjesëtarëve të sistemit të drejtësisë nuk do e justifikonin pasurinë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City