Militantët e Hamasit rrëmbejnë izraeliten që kishte shkuar në aheng, ia kidnapuan edhe partnerin: Mos me vritë


Një video rrëqethëse e rrëmbimit të izraelites së re, është publikuar në rrjetet sociale.
Duke qëndruar ulur në pjesën e pasme të motoçikletës së militantëve të Hamasit ajo bërtet “mos më vrit, mos, mos”, por sulmuesit largohen me të me shpejtësi, e nga ai moment më asgjë nuk dihet për Noan.
I dashur i saj Avi Neitan, gjithashtu mbeti në shkretëtirë dhe prej atij momenti as edhe një gjurmë nga ai, transmeton Telegrafi.
Prindërit e saj tani kanë mësuar për rrëmbimin dhe analizuan pamjet e videos së publikuar.
“Paramendoni si ndihet familja e saj”, ka komentuar cimeri i saj nga universiteti Amir Moadi.
Ata krejt rastësisht kanë hasur në videon ku shihet e bija e tyre duke u rrëmbyer.
Së bashku me qindra tjerë të rinj izraelitë, Noa dhe Avi po shijonin tingujt e muzikës së ahengut të organizuar në shkretëtirë, kur u detyruan të ikin për t’i shpëtuar më të keqes nga militantët e Hamasit. /Telegrafi/




































