Një milioner që kishte pranuar disa të pastrehë në vilën e tij katër milionë dollarëshe në Kaliforni, thotë se këtë veprim e ka bërë për t’i treguar të tjerëve se personat që jetojnë në rrugë “nuk janë persona të infektuar”.
Greg Danston, ish-punonjës i sigurimit që ishte lënduar rëndë në vendin e punës dhe Marry McKenzy, ish-kujdestare, kanë jetuar nëpër rrugët e Oaklandit të Kalifornisë për më shumë se 10 vite, por gjithçka ndryshoi kur pronari i një vile luksoze në periferi të San Franciscos, Terry McGrat u ofroi kulm mbi kokë, transmeton Telegrafi.
Pasi kishte lexuar një artikull për ata në janar të vitit të kaluar në të përditshmen “San Francisco Cronicle”, ua ka dhënë në shfrytëzim një pjesë të shtëpisë në Pidmont.
E gazetari i të përditshmes, Ottis Taylor, i cili ka qenë mysafir gjatë vitit të kaluar në ABC News, kishte folur për dallimet mes të pasurve dhe të varfërve në San Francisco.
Në këtë qytet jetojnë më shumë miliarder sesa në çdo qytet tjetër të SHBA-ve, derisa të njëjtën kohë i ka afro 8 mijë banorë që jetojnë si të pastrehë.
Greg Danston dhe Marry McKenzy prej vitit të kaluar jetojnë në lagjen luksoze – më mirë thënë në pronën e McGratit.
“Dashuria mes Gregut dhe Marry më ka prekur thellë në shpirt dhe kam pyetur veten se si kanë përfunduar kështu. Kam reaguar natyrshëm sepse nuk dua ta shoh askënd duke vuajtur ashtu”, ka deklaruar McGrat për ABC Nightline.
E kur milioneri amerikan i ofroi strehim Marry dhe Gregut, ka qenë gjithçka spontane, duke mos menduar dy herë – thjeshte u ka kërkuar të jetojnë me të në të njëjtën shtëpi.
Megjithatë ata nuk u pritën mirë në një lagje të shtrenjtë, pasi fqinjët filluan ta pyesin pronarin nëse po shkatërrojnë ata veturat apo po i plaçkitin shtëpitë.
Por me kalimin e kohës gjithçka u rregullua dhe McGrat tani i konsiderojnë si “familje”, dhe ua ka bërë me dije se mund të qëndrojnë në shtëpinë e tij sa të donë. Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDemografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore