LAJMI I FUNDIT:

Milenko: Amerika kishte plan për të burgosur Gruevskin

Milenko: Amerika kishte plan për të burgosur Gruevskin

Gazetari Milenko Nedelkovski nëpërmjet portalit të tij Dudinka.mk që e transmeton Telegrafi Maqedoni, ka shkruar se SHBA-të bashkë me ambasadën e BE-së në Maqedoni, nëpërmjet Prokurorisë Speciale Publike me hapjen e dosjes ”Telefoni”, kanë pasur mision që të burgosin ish kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski por këtë plan e ka prishur kryetari i shtetit Ivanov i cili ka amnestuar dhjetra funksionar, ku në mes tyre ishte edhe vetë Gruevski.

”Më 13 Prill (e mërkurë) ambasadorët, i SHBA-ve Baily dhe Orav nga BE kanë përgatitur plan preciz për të eleminuar ish kryeministrin Gruevski, këtë herë të eleminojnë nga skena politike. Këtë plan, ambasadorët e SHBA-ve dhe BE-së kanë dashur ta zbatojnë nëpërmjet dy gjykatësve që njihen si të afërt me LSDM-në dhe Soros. Ministri Spasovski ka lëshuar urdhër për të burgosur ish kryeministrin Gruevski. Me këtë vendim, do t’i thonim përshëndetje Maqedonisë por falemnderit kryetarit Ivanov që nuhati këtë tradhëti dhe shpëtoi vendin”. thotë Nedelkovski në portalin e tij Dudinka.mk.


Përndryshe, Milenko Nedelkovski njihet edhe për deklaratat fyese ndaj shqiptarëve. Ai për shqiptarët më herët tha ”Shqiptarët i shumëzoj me zero, njejtë si romët dhe homoseksualët”./Telegrafi/