LAJMI I FUNDIT:

Milano merr ngjyrat zikaltër, kapiteni Icardi thellon krizën e Milanit dhe tregon se ky Inter është i frikshëm (Video)

Milano merr ngjyrat zikaltër, kapiteni Icardi thellon krizën e Milanit dhe tregon se ky Inter është i frikshëm (Video)

Interi ka fituar ndeshjen ndaj Milanit me rezultat 3-2 në Serie A.

Derby della Madonnina ishte thjesht spektakolar, me raste nga të dy anët dhe një atmosferë magjike në tribuna.


Koreografitë ishin artë në vete

Shansi i parë në ndeshje i takoi Interit dhe Antonio Candrevas, i cili në minutën e 13-të goditi shtyllën, ndërsa pas dhjetë minutash shans për gol kishte erdhe Miranda.

Në minutën e 28-të erdhi dhe goli i parë në takim, autor ishte Mauro Icardi. Argjentinasi u asistua bukur nga Candreva për golin e shtatë sezonal.

Ishte Fabio Borini që rrezikoi dy herë radhazi në minutat e fundit të pjesës së parë, por Samir Handanovic u tregua i shkathtë.

Në minutën e 55-të Mateo Musacchios iu anulua një gol për pozitë jashtë loje, ndërsa pas pesë minutash i inkuadruari në lojë Patrick Cutrone goditi shtyllën.

Në minutën e 56-të erdhi goli i barazimit nga Suso, spanjolli me një gjuajte mjeshtërore jashtë zonës mposhti portierin slloven.

Matias Vecio në minutën e 60-të kishte një shans të mirë për gol, por gjuajti jashtë. Ndërsa pas tre minutash erdhi dhe goli i dytë i Icardit në këtë takim, por këtë herë ai u asistua nga Ivan Perisic.

I disponuari për lojë Giacomo Bonaventura barazoi rezultatin në 2-2 në minutën e 82-të, italiani u fut nga plani i dytë dhe befasoi të gjithë në mbrojtjen zikaltër.

Në minutën e 87-të vendasit rrezikuan me anë të Eder, por kuqezinjtë shpejtojnë mrekullisht pasi një nga mbrojtësit devijoi topin jashtë. Në minutën e 89-të Mauro Icardi kompletoi het-trikun nga pika e bardhë, kjo pasi Danilo D’Ambrosio u ndal në mënyrë josportive në zonë nga Ricardo Rodriguez.

Pas këtij barazimi Interi vazhdon në pozitën e dytë me 22 pikë, dy më pak se Napoli në të parë. Ndërsa Milani renditën në të dhjetin me 12 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Interit është ndaj Napolit, kurse Milani kundër Genoas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Kalo në kategori