Milani interesohet për Pedro Leon?

I ardhur nga Getafe gjatë verës, 23-vjeçari dështoi të lërë përshtypje dhe të depërtojë në ekipin e parë të Jose Mourinho. Leon madje u la jashtë ekipit për ndeshjen e mesjavës, atë të Ligës së Kampionëve kundër Auxerre, pasi e kishte zemëruar trajnerin portugez duke injoruar vendimet e tij taktike.
Duke qenë një që nuk i duron mosbindjet, Mourinho thuhet se do ta çojë kokëfortësinë e tij në një nivel tjetër duke e huazuar lojtarin te Milani gjatë afatit kalimtar dimëror, që do të fillojë të diskutohet kur dy ekipet do të takohen mes veti në Ligën e Kampionëve pas pauzës ndërkombëtare.
Me Mourinhon që e ka lënë atë edhe jashtë ekipit që do të përballet me Deportivo La Coruna të dielën, është shumë e mundshme që edhe lojtari të jetë i hapur për një transferim të shpejtë. /Telegrafi/













































