LAJMI I FUNDIT:

Milani befason të gjithë me trajnerin i cili do ta zëvendësojë Piolin në stol

Milani befason të gjithë me trajnerin i cili do ta zëvendësojë Piolin në stol

AC Milan tashmë është në kërkim të një trajneri të ri, pasi sipas raportimeve të shumta nga mediat botërore, Stefano Pioli do të lirohet nga pozita e tij në fund të sezonit.

Një emër i ri që po qarkullon dhe i cili po thuhet se është favoriti kryesor për t’u bërë trajneri i ri i Milanit sezonin e ardhshëm është ai i Julen Lopeteguit.

Sipas një raportimi nga Gazzetta dello Sport, Milani pritet që ta emërojë ish-përzgjedhësin e Spanjës si trajnerin e ri të tyre për sezonin e ardhshëm.


Klubi beson se aventurës së Piolit i ka ardhur fundi dhe se është koha për një ndryshim në stafin e trajnerëve.

Fati i teknikut italian u vendos pas humbjes së ‘Rossonerëve’ me rezultat 2-1 ndaj Romës në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Evropës, që shkaktoi eliminimin e tyre nga kjo garë, duke konfirmuar një sezon pa trofe.

Gjysma e ekipeve të Serie A në garat evropiane - ka një skenar që i dërgon 10 klube italiane në Evropë
Lexo po ashtu Gjysma e ekipeve të Serie A në garat evropiane - ka një skenar që i dërgon 10 klube italiane në Evropë

Pioli ka arritur që të fitojë Scudetton me Milanin, por paraqitjet e ekipit këtë sezon kanë qenë zhgënjyese, përkundër blerjeve të reja.

Lopetegui së fundmi ka drejtuar Wolvesin në Ligën Premier, por u largua nga ky post pasi klubi nuk ia doli që t’ia plotësojë kërkesat për transferime.

Lopetegui ka drejtuar Spanjën në grupmoshat U19, U20 dhe U21 ndërsa ka drejtuar edhe ekipe si Real Madridi, Porto dhe Sevilla, ku me këta të fundit fitoi titullin e Ligës së Evropës./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori