LAJMI I FUNDIT:

Milaim Zeka thotë se po manipulohet me operatorin Artmotion, kërkon të hetohet KPM-ja

Milaim Zeka thotë se po manipulohet me operatorin Artmotion, kërkon të hetohet KPM-ja

Deputeti i NISMA-s, njëherit anëtar i Komisionit Parlamentar për Media, Milaim Zeka, ka reaguar lidhur me vendimin e KPM-së, ku kërkohet nga operatori Artmotion që të heq dorë nga e drejta e siguruar në mënyrë ligjore për të transmetuar lojërat e Ligës së Kampionëve dhe Evropa Ligës përmes kanalit Arena Sport.

Përmes një shkrimi në Facebook, Zeka ka bërë të ditur se askush nga Komisioni nuk kishte kërkuar një gjë të tillë, me përjashtim të Nait Hasanit nga radhët e PDK-së dhe Valon Ramadanit të VV-së.


Ai ka thënë se për këtë manipulim që po i bëhet opinionit si dhe për marrjen e një vendimi duke iu referuar Komisionit, ai dhe anëtarët e tjera do të kërkojnë shkarkimin e këtij bordi duke bërë edhe thirrje në Prokurori për fillimin e hetimeve ndaj KPM-së, sipas tij për shkelje të ligjit me emrin e Komisionit të Pavarur për Media të Kuvendit të Kosovës.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje

Po lexoje neper media, se KPM-ja, paska marre nje vendim antiligjor, duke i ndaluar nje kompanie vendore te drejten e transmetimit te disa ndeshjeve te futbollit. Per te qene skandali akoma me i madh, ky vendim thirret ne Komisionin e Pavarur per Media, te Kuvendit te Kosoves.

Ju informoje qe te gjitheve, se askush nga Komisioni nuk ka kerkuar nje gje te tille, me perjashtim te Nait Hasanit te PDK se, dhe Valon Ramadanit te VV-se.

Per kete manipulim qe po i behet opinionit, si dhe per marrjen e nje vendimi duke u thirrur ne Komisionin e Kuvendit, une, sebashku me anetaret e tjere, do te kerkojme shkarkimin e ketij bordi, si dhe do t i beje thirreje Prokurorise te shtetit qe te filloje hetimet ndaje KPM se, per shkelje te ligjit dhe abuzim me emrin e Komisionit te Pavarur per Media, te Kuvendit te RK!/Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori