LAJMI I FUNDIT:

Mikelanxhelo ishte mëngjarash, përdorte të djathtën për shkak të paragjykimeve

Mikelanxhelo ishte mëngjarash, përdorte të djathtën për shkak të paragjykimeve

Mikelanxhelo (Michelangelo di Lodovico Buonarroti Simoni), ndonëse ishte praktikuar që i ri që të pikturonte me dorën e djathtë, vazhdonte të përdorte të majtën në veprimet që kërkojnë forcë si skulptura apo goditjet me daltë, thotë një studim i publikuar në revistën “Clinical Anatomy”, eksperti i mjekësisë në art, Davide Lazzeri,

Lazzeri ka krahasuar linjat në veprat e Mikelanxhelos me zbulimin e fundit të artritit që kishte në duar dhe me një autoportret të gjendur në pikturën e “Vittoria Colonna”, ku vihet re artisti që pikturon me dorën e djathtë.


Këto të dhëna të reja konfirmojnë atë që thuhet në biografinë e një prej asistentëve të tij, Raffaello da Montelupo, ku tregon se si mjeshtri rilindas ishte mëngjarash dhe përpiqej gjithnjë të përdorte dorën e djathtë, përveç se në veprimet që kërkonin forcë.

Provat dalin nga analiza e linjave të pikturave dhe nga studimi i vitit 2016 ku përshkruhet artisti që kishte prekur dorën e Mikelanxhelos, në veçanti dorën e majtë sikurse vihet re nga pikturat, që e përdorte në punët që kërkojnë forcë si skulptura apo goditjet me daltë”.

Një tjetër element i rëndësishëm është që Mikelanxhelo në moshë të hershme gdhend një kryq për abacinë e “Santo Spirito” firma e të cilit është shkruar nga e djathta në të majtë, kjo ka ndodhur me shumë mundësi sepse në atë kohë ai ishte shumë më i aftë me dorën e majtë në pikturë.

Por, fshehja e vazhdueshme e këtij elementi ka ardhur për shkak të paragjykimeve të asaj kohe që preknin mëngjarashët.

“Me siguri këto mendime ishin edhe më të forta për artistët që punonin pranë klerit”, përfundon Lazzeri. /ATA/

Në trend Kultura

Më shumë
Ferri i shqipëruesit të “Komedisë Hyjnore”

Ferri i shqipëruesit të “Komedisë Hyjnore”

Kulture
Kanti dhe çështja për paqen

Kanti dhe çështja për paqen

Analiza
Arkitektura dhe arti i xhamive me kube në Kosovë

Arkitektura dhe arti i xhamive me kube në Kosovë

Kulture
Shkrim i vitit 1903, në “The Spectator”: Revolta në Kosovë dhe kërcënimi i paqes evropiane!

Shkrim i vitit 1903, në “The Spectator”: Revolta në Kosovë dhe kërcënimi i paqes evropiane!

Kulture
Gorbi!

Gorbi!

Kulture
Kanuni i Skënderbeut, vepër monumentale e kulturës sonë

Kanuni i Skënderbeut, vepër monumentale e kulturës sonë

Fjala+
Kalo në kategori