LAJMI I FUNDIT:

Mikel Arteta ka zgjedhur dy lojtarët që dëshiron t’i transferojë pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

Mikel Arteta ka zgjedhur dy lojtarët që dëshiron t’i transferojë pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, tashmë është duke menduar për sezonin e ardhshëm pasi ekipi i tij u eliminua nga Liga e Kampionëve.

Arsenali u mposht me rezultat minimal 1-0 nga Bayern Munichu në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën, duke humbur me rezultat të përgjithshëm 3-2.


Kjo humbje i dha fund shpresave të Arsenalit për të fituar trofeun e parë të Ligës së Kampionëve në historinë e klubit, ndërsa tani fokusi është përqendruar tërësisht tek Liga Premier.

Ndërsa ata mund të përfundojnë si kampion të Anglisë, ‘Topçinjtë’ duket se do të përforcojnë ekipin para fillimit të sezonit 2024/2025.

The Guardian ka raportuar se spanjollit do t’i dhurohen fonde të mjaftueshme për të përforcuar skuadrën, përkundër faktit se kanë shpenzuar mbi 200 milionë euro për transferimin e yjeve si Declan Rice, Kai Havertz dhe Jurrien Timber.

Sulmuesi i Neëcastle, Alexander Isak, është njëri ndër objektivat kryesor të klubit për afatin kalimtar veror, kartoni i të cilit vlerësohet rreth 100 milionë euro.

Një tjetër opsion real për Arsenalin mbetet edhe Michael Olise (Crystal Palace), i cili ka nënshkruar kontratë katërvjeçare në gusht si dhe ka refuzuar më herët ofertën e Chelseat.

Për të siguruar transferimin e Olise, Arsenali do të duhej të paguante 65 milionë euro, por për shërbimet e tij të interesuara janë edhe Manchester City dhe Manchester United./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori