LAJMI I FUNDIT:

Mijëra tifozë janë mbledhur para Camp Nou për të pritur Messin

Mijëra tifozë janë mbledhur para Camp Nou për të pritur Messin

Lionel Messi do të mbajë konferencën e tij të lamtumirës nga Barcelona në Camp Nou dhe tashmë mijëra tifozë janë mbledhur para stadiumit.

Messi dhe Barcelona tronditën botën kur doli se ylli argjentinas do të largohej nga klubi, pasi një kontratë që ishte rënë dakord në parim dështoi në momentin e fundit nga rreziku financiar i klubit.

Barcelona njoftoi se sulmuesi i tyre legjendar do të largohet, me të ardhmen e Messit tani gjithnjë e më të pasigurt.


Gjithçka që duhet dini për konferencën për shtyp, ku Messi pritet të tregojë gjithçka rreth largimit nga Barcelona
Lexo po ashtu Gjithçka që duhet dini për konferencën për shtyp, ku Messi pritet të tregojë gjithçka rreth largimit nga Barcelona

Sot (e diel), Messi pritet ta mbajë konferencën për shtyp nga ora 12:00 me kohën tonë lokale, ku do të zbulojë gjithçka për largimin e tij nga Barcelona.

Kur kanë mbetur vetëm edhe pak minuta, tifozët kanë ‘pushtuar’ vendin para stadiumit Camp Nou.

Në një video të publikuar nga faqja zyrtare e klubit katalunas shihen mijëra tifozët duke e pritur idhullin e tyre para stadiumit.

Ndryshe, Messi thuhet se ka arritur marrëveshje personale me Paris Saint-Germain dhe konfirmimi i tij si lojtar i ri është vetëm çështje kohe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori