LAJMI I FUNDIT:

Microsoft me pajisjet e reja të linjës Surface

Microsoft me pajisjet e reja të linjës Surface

Pajisja tjetër e linjës Microsoft Surface do të bëhet zyrtare më 31 tetor në Londër.

Atë ditë Panos Panay i kompanisë do të mbajë një fjalim kryesor, si pjesë e ngjarjes vjetore Future Decoded në Londër.

Vini re se Panos Panay është zakonisht personi i ngarkuar për futjen e pajisjeve të reja Surface në treg dhe Microsoft dëshiron të lansojë produkte të reja Surface në tetor.

Kjo pajisje mund të jetë Surface Pro me LTE tashmë të premtuar, por ky tablet mund të bashkohet me një pasues të mundshëm të Surface Book – ose edhe një Surface Hub.