LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Zaevin dhe Pendarovskin i pret ferr i vërtetë politik

Mickoski: Zaevin dhe Pendarovskin i pret ferr i vërtetë politik

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, pas përfundimit të procesit zgjedhor, në konferencë për shtyp, tha se partia e tij ka pasur rezultat të shkëlqyer në zgjedhjet për kryetar shteti.

Ai tha se prej sot Zoran Zaevin dhe Stevo Pendarovskin i pret ferri i vërtetët politik, të cilin tha se do ta nis partia e tij, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Zoran Zaev dhe Stevo Pendarovski e dinë se çfarë i pret më pas, pasi prej sot për ta fillon ferri i vërtetë politik, të cilin do ta fillojë OBRM-PDUKM-ja. Stevo tha dëgjojeni komandantin, unë them dëgjojeni popullin. Karta është e kuqe, e kjo është fitore e OBRM-PDUKM-së. Realiteti thotë fitore në më shumë komuna. Ndërsa tani fituam me dallim edhe më të madh.

“I pëlqen dikujt ose jo realiteti është ky: nëse sot do të kishte zgjedhje parlamentare, partia që do të fitonte më shumë mandate të deputetëve është OBRM-PDUKM-ja. Krahasuar me koalicionin e LSDM-së, kemi fituar më shumë vota. Kemi rezultat të shkëlqyer dhe jemi forca më e madhe politike. E vendosën anëtarësinë e partisë nën përndjekje, na ngrinë pasurinë e partisë, por ne punuam dhe arritëm deri rreth 370 mijë vota. Do të vazhdojmë të punojmë, ndërsa ata do të vazhdojnë të krijojnë dhe të përndjekin”, tha mes tjerash Mickoski.

Ai shtoi se partia e tij ka arritur fitore kundër LSDM-së, BDI-së, PDSH-së, Alternativës si dhe partive tjera që e kanë përkrahur Stevo Pendarovskin, ndërsa përmendi edhe liderët fetar.

Mickoski tha se qeveria e LSDM-së është vetëdijshme se është e deligjitimuar dhe se do të bie./Telegrafi/