LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Ndryshimet kushtetuese nën diktatin bullgar nuk janë të pranueshme

Mickoski: Ndryshimet kushtetuese nën diktatin bullgar nuk janë të pranueshme

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski u shpreh se ndryshime kushtetuese nën diktatin bullgari nuk janë të pranueshme për partinë e tij.

“Do të kemi koordinim dhe do të dakordohemi për veprimet tona, por OBRM-PDUKM ka qëndrim të qartë. Ndryshime të këtilla kushtetuese, nën diktatin bullgar nuk janë të pranueshme”, u shpreh Mickoski.

Xhaferi pranon propozimin për ndryshimin e Kushtetutës, tregon procedurat që vijojnë
Lexo po ashtu Xhaferi pranon propozimin për ndryshimin e Kushtetutës, tregon procedurat që vijojnë

Qeveria me tekstin që e parashtroi, sipas Mickoskit, jo vetëm që nuk pranohet teksti, por është totalisht i pakuptueshëm.

“Ky tekst, ashtu siç është rrezikon më shumë pozitën e Maqedonisë në procesin për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, u shpreh Mickoski./Telegrafi/