LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Mickoski dhe Zaev në vetizolim të detyrueshëm, dyshohet se u infektuan nga një gazetar me coronavirus

Filipçe: Mickoski dhe Zaev në vetizolim të detyrueshëm, dyshohet se u infektuan nga një gazetar me coronavirus

Mistri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e jashtëzakonshme njoftoi se dy kryetarët e dy partive më të mëdha maqedonase, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski ndodhen në vetëizolim.

“Pas informacioneve se një gazetar nga një media televizive ka rezultuar pozitiv në coronavirus, gazetar i cili kishte intervista me kryetarin e OBRM-PDUKM-së dhe të LSDM-së, edhe Mickoski dhe Zaev janë testuar për coronavirus”, u shpreh Filipçe, njofton Telegrafi Maqedoni.


Ai bëri të ditur se Mickoski ka rezultuar negativ ndërsa rezultatet për Zaevin pritet të vinë, por që të dy do të ndodhen në vetizolim të detyrueshëm shtëpiak gjatë 14 ditëve.

“Gazetari është në gjendje stabile shëndetësore dhe ndodhet për shërim në spitalin ‘8 shtatori'”, tha mes tjerash Filipçe. /Telegrafi/

Zaev: S’kam simptoma të coronavirusit, prej sot jam në vetizolim
Lexo po ashtu Zaev: S’kam simptoma të coronavirusit, prej sot jam në vetizolim
Mickoski: Gjendja ime shëndetësore është e mirë, do t’i respektoj rekomandimet
Lexo po ashtu Mickoski: Gjendja ime shëndetësore është e mirë, do t’i respektoj rekomandimet