LAJMI I FUNDIT:

Michael Buble heq dorë nga muzika, thotë se lufta e djalit të tij të vogël me kancerin ishte sfida më e madhe e jetës

Michael Buble heq dorë nga muzika, thotë se lufta e djalit të tij të vogël me kancerin ishte sfida më e madhe e jetës
Michael Buble (Foto: Vittorio Zunino Celotto/Getty Images/Guliver)

Michael Buble ka hequr dorë zyrtarisht nga muzika pas betejës së djalit të tij me kancerin.

Këngëtari, 43 vjeç, zbuloi vendimin e tij për të lënë industrinë në atë që ai pretendonte të ishte intervista e tij e fundit me revistën e Daily Mail’s Weekend.


Michael shpjegoi se dhimbja që duroi pas diagnozës së kancerit të djalit në vetëm tre vjet, i ka ndryshuar ‘perceptimin e jetës’ dhe tani është bërë më i arsyeshëm.

Djali i Michael, Noah, tani pesë vjeç, aktualisht është në remision pas betejës së tij me kancerin e mëlçisë, por kjo sfidë i ka ndryshuar jetën këngëtarit Buble, i cili që prej kohës e ka vënë në dyshim karrierën e tij muzikore në tregun ndërkombëtar.

Duke kujtuar diagnozën e Noas, Michael u shpreh: “Doja vetëm të vdisja. Unë as nuk e di se si po merrja frymë…”

“Gruaja ime ishte në gjendje të njëjtë dhe unë edhe pse isha më i fortë nga të dy ne, nuk isha i fortë aq sa duhet. Gruaja ime ishte … Më vjen keq, nuk mund aq ta them deri në fund të fjalisë”.

Michael Buble dhe djali i tij, Noah

Michael është i martuar me aktoren argjentinase, Luisana Lopilato, 31 vjeçe, dhe ata kanë tre fëmijë së bashku: djalin e madh, Noah, djalin e dytë, Elias, dy vjeç, dhe vajzën Vida, të cilën e mirëpritën në jetë dy muaj më parë.

Të dy ata e ndërprenë karrierën e tyre kur Noah u sëmur. Michael gjatë intervistës kujtoi kohën se si për “ta zbutur situanën”, mundohej që gjatë vizitave në spital ta argëtonte të birin e tij, që po luftonte me kancerin.

Me një album të ri, me titull “Love”, Buble shpjegoi se kjo është koha e duhur për t’u larguar nga muzika.

Michael Buble thotë se do të tërhiqet nga muzika pas lansimit të albumit të tij të fundit (Foto: Andrew Chin/Getty Images/Guliver)

Në pamundësi për të kontrolluar emocionet e tij gjatë bisedës së vështirë, Michael reflektoi dhe pranoi se ai u bë egoist për famë.

Ai tha: “Unë nuk mundem më. Narcizmi i famshëm. Kjo është intervista ime e fundit. Jam duke u pensionuar…”

“Vendosa se kurrë nuk do ta lexoja emrin tim në shtyp, kurrë nuk do të lexoja një përmbledhje për mua. Kam vendosur që kurrë më nuk do të përdor rrjetet sociale, dhe pse kurrë nuk kam pasur të tilla.

Ai vazhdoi intervistën duke thënë: “Pse jam këtu? A është kjo gjithçka? Sepse nëse kjo është e gjitha, atëherë duhet të ketë diçka më të madhe. E gjithë qenia ime ndryshoi. Perceptimi im për jetën”.

Këngëtari Michael Buble thotë se sfida e sëmundjes së djalit të tij ishte më e rënda në jetën e tij (Foto: Vittorio Zunino Celotto/Getty Images/Guliver)

Buble ka thënë se do të tërhiqet nga muzika pas publikimit të albumit të tij të ardhshëm.

Megjithatë, krijuesi i hiteve u kthye në qendër të vëmendjes, sapo gjendja e djalit të tij të vogël, Noah, ishte përmirësuar, por këmbënguli se ndikimi shkatërrues që kishte në familjen sëmundja që Noah përjetoi, kishte për qëllim faktin që ai kurrë nuk do të vazhdonte më karrierën, dhe do të qëndronte pranë të afërmve të tij.

“Unë kurrë nuk do ta vë egon e punës përpara familjes sime”, i tha ai revistës ‘Notebook Magazine’.

Michael pranoi në të njëjtën intervistë se ai kishte menduar se kurrë nuk do të bënte muzikë përsëri pasi të kalonte atë që ai e përshkroi më parë si “gjëja më e keqe që mund t’i ndodhte një prindi”.

Duke shpjeguar se si erdhi muzika e tij e re, vokalisti me shumë çmime në karrierën e tij, tha se u rilidh me grupin e tij, pasi i ftoi ata në shtëpinë e tij për të pirë dhe për të porositur pica.

Buble, i cili ka fituar katër çmime Grammy, dhe ka shitur mbi 75 milionë disqe, do të shfaqet gjithashtu me James Corden në ‘Carpool Karaoke’ në një segment të veçantë të filmuar për “Stand Up To Cancer”. /Telegrafi/

Michael Buble (Foto: Cameron Spencer/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori