Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e projektit të rregullimit të rrugëve në hyrje të Shtimes, në vlerë prej 480,000 euro.
Me këtë Memorandum, MI-ja obligohet të sigurojë mjetet financiare për realizimin e projektit, ndërsa, Komuna e Shtimes obligohet të sigurojë kushtet e nevojshme për realizimin e projektit për operatorët ekonomikë, të kryejë procedurat e tenderimit të projektit, të caktojë komisionin e vlerësimit, projekt-menaxherin, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve, në të cilin do të marrë pjesë një anëtar i MI-së.
Komuna obligohet që të sigurojë kushtet e nevojshme, që projekti të realizohet pa pengesa brenda afatit të caktuar, në përputhje me ndarjet buxhetore dhe me kualitet të lartë.
Po ashtu, Komuna është e obliguar të njoftojë MI-në për rrjedhat e realizimit të projektit, të kryejë çdo lloj shpronësimi të nevojshëm për zbatimin e projektit, përfshirë procedurat e kompensimit në bashkëpunim me Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinorë dhe Ministrinë e Financave dhe të hartojë projektin për çdo investim infrastrukturor, i cili kryhet sipas këtij Memorandumi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime
HIB Petrol, sërish tatimpaguesi më i madh në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë