MF: Kuvendi shqyrtoi Strategjinë fiskale 2027-2031, e cila siguron financa publike të qëndrueshme dhe stabile

Sigurimi i financave publike të qëndrueshme dhe stabile në periudhën afatmesme dhe afatgjate, zbatimi i konsolidimit fiskal gradual dhe të përgjegjshëm përmes uljes së deficitit buxhetor, ruajtja e stabilitetit makroekonomik dhe financiar në rrethana të paqëndrueshmërisë së energjisë dhe çmimeve, si dhe krijimi i kushteve për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe rritja e rezistencës ekonomike ndaj krizave të ardhshme janë qëllimet kryesore të politikës fiskale të përcaktuara në Strategjinë fiskale për periudhën 2027-2031, e cila është hartuar nga Ministria e Financave dhe është miratuar nga Qeveria, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.
Nga atje thonë se Strategjia fiskale u shqyrtua sot në seancën plenare të Kuvendit.
"Në përputhje me Strategjinë fiskale të miratuar për periudhën 2027 - 2031, politika fiskale do të orientohet gjithashtu edhe në krijimin e parakushteve për ciklin e ri të rritjes ekonomike nëpërmjet realizimit të vlerës së lartë të investimeve kapitale publike, konsolidimit gradual fiskal dhe përmirësimit të menaxhimit të financave publike. Përveç angazhimit për konsolidimin fiskal dhe kursimet buxhetore, ekonomia do të vazhdojë të mbështetet nga investimet në projekte infrastrukturore, riprojektimi i strukturës së financave publike përmes ruajtjes së nivelit të lartë të shpenzimeve kapitale dhe përforcimit të transparencës dhe llogaridhënies. Njëkohësisht, është planifikuar të zhvillohet politika fiskale e disiplinuar, që në thelb nënkupton uljen e shpenzimeve jothelbësore, me qëllim të shfrytëzimit më efikas dhe më të qëllimshëm të mjeteve publike.
Strategjia fiskale përmban udhëzimet dhe qëllimet afatmesme të politikës fiskale, e cila do të bazohet në përgjegjësinë dhe disiplinën fiskale përmes planifikimit dhe shfrytëzimit të mjeteve publike në kuadër të kornizës së mundësive fiskale reale dhe të qëndrueshme, qasjes graduale dhe parashikueshmërisë, duke zbatuar konsolidimin fiskal në faza, pa kufizime të papritshme që mund të shkaktojnë goditje ekonomike. Gjithashtu, parashikohet edhe barazia sociale për t’i mbrojtur kategoritë e shtresave në nevojë të popullsisë nga efektet negative të krizës dhe harmonizimet fiskale, si dhe transparenca dhe llogaridhënia me masa dhe mekanizma të përcaktuara qartë për monitorim dhe raportim.
Zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski, në shpjegimin e tij të dokumentit në Kuvend, theksoi se në periudhën 2027 - 2031, politika tatimore do të bazohet në uljen e ekonomisë gri dhe rritjen e arkëtimit të mjeteve në buxhetin e shtetit, përmes rritjes së digjitalizimit dhe krijimit të sistemit efikas tatimor në mënyrë që të gjithë t’i paguajnë detyrimet e tyre tatimore në mënyrë të drejtë", thuhet në njoftim.







































