LAJMI I FUNDIT:

MF: Këtë vit 568 milionë euro rekorde për investime kapitale

MF: Këtë vit 568 milionë euro rekorde për investime kapitale

Propozim rebalanci i buxhetit është një buxhet publik dhe çdo kush që do ta hap mund të sheh se në të janë ndarë mjete të konsiderueshme për investime kapitale në infrastrukturë, në arsim, shëndetësi, reagojnë nga Ministria për financa, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Në Maqedoni asnjëherë deri më tani asnjëherë nuk është investuar aq shumë në infrastrukturë. Për momentin ndërtohen  tre autostrada, ndërsa punohet edhe në rikonstruktimin e dy akseve rrugore. Për Demir Kapi – Smokvicë për shkak të dinamikës më të mirë të realizimit janë ndarë mjete shtuese. Me rebalancin janë rritur edhe financat për gazifikim.


Janë ndarë edhe shuma të konsiderueshme për klinikat në Shkup, Shtip, për spitalet në Tetovë dhe Kërçovë, për rikonstruktimin e 20 institucioneve shëndetësore, për ndërtim të ambulanteve në mjedise publike, për ndërtim dhe rikonstruktim të shkollave fillore dhe të mesme, për ndërtim të shtëpive të nxënësve, të konvikteve studentore, për zhvillim rural, dhe të tjera.

Asnjë projekt nuk është shkurtuar me rebalancin, përkundrazi të gjithë vazhdojnë, thuhet në reagimin e Ministrisë së financave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori