LAJMI I FUNDIT:

Mexhiti: Për herë të parë mundësojmë matjen e glicemisë pa dhimbje te fëmijët

Mexhiti: Për herë të parë mundësojmë matjen e glicemisë pa dhimbje te fëmijët

“Pacientët me diabet kanë qasje në terapinë bashkëkohore të insulinës dhe më vjen veçanërisht mirë që më në fund kemi marrë 650 sensorë për matjen pa dhimbje të glukozës të destinuara për fëmijët dhe të rinjtë deri në 18 vjeç me diabet të tipit 1, gratë shtatzëna me diabet tip 1 dhe personat e verbër me ndihmën e të cilave mundësohet monitorimi i vazhdueshëm i glicemisë”.

Këtë e theksoi ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, në forumin e sotëm me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, me titull “Përballë sfidave të diabetit në Maqedoni – veprojmë para se ai të bëhet i pariparueshëm”.


“Kemi pasur një vit në të cilin jemi përballur me disa sfida, por duhet të theksoj se Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni Kombëtar i Diabetit, në bashkëpunim me shoqatat, punuan shumë për zgjidhjen me sukses të tyre. Së bashku kemi kontribuar në përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm dhe cilësisë së jetës së pacientëve me diabet”, tha Mexhiti.

Në fjalën e tij, Mexhiti iu referua edhe futjes së protokolleve të reja në kujdesin parësor shëndetësor, të cilat kontribuan në ndjekje dhe monitorim më të mirë të pacientëve me diabet nga mjekët e tyre të familjes, pra zbulimin e hershëm të komplikimeve që pasojnë nga sëmundja.

“Duke rritur aftësitë diagnostike dhe terapeutike të mjekëve të familjes, u kemi mundësuar pacientëve me diabet që të marrin terapinë me statina, dhe duke ditur rëndësinë e rregullimit të mirë të yndyrës në gjak tek ky grup pacientësh, ulim ndjeshëm sëmundshmërinë dhe kostot e panevojshme për pacientët. Me këtë kemi përmirësuar cilësinë dhe vazhdimësinë e kujdesit për të gjithë pacientët me diabet”, theksoi Mexhiti.

Ministri Mexhiti vuri në dukje se në periudhën e ardhshme do të bëhen përpjekje që pacientët me diabet të kenë qasje në metodat më bashkëkohore të trajtimit, duke theksuar se është përgjegjësi e sistemit shëndetësor që të sigurojë një jetë më cilësore për njerëzit që kanë diabet dhe për të parandaluar komplikimet nga diabeti.

Në vend janë regjistruar 140 mijë raste të diabetit, si dhe është futur program skriningu për personat që nuk kanë faktorë rreziku, i cili mundëson zbulimin e hershëm të faktorëve të rrezikut dhe në këtë mënyrë parandalon ose vonon shfaqjen e sëmundjes.

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kalo në kategori