LAJMI I FUNDIT:

Mexhiti- Kasanof: SHBA-të, gjithmonë partner dhe aleat i fuqishëm

Mexhiti- Kasanof: SHBA-të, gjithmonë partner dhe aleat i fuqishëm

Zv. kryeministri i parë, Izet Mexhiti, po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA, ku ka takuar zëvendës-ndihmës Sekretarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.

“Vizitën zyrtare në Uashington, e nisa me takimin me zëvendës-ndihmës Sekretarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.

Gjatë takimit ku ishte prezentë edhe ministrja e Energjetikës Sanja Bozhinovska, e informova për zhvillimet e fundit politike në Maqedoninë e Veriut, duke ndarë me të përkushtimin e qeverisë sonë për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve, rritjen e investimeve në infrastrukturë, energji dhe arsim, si dhe për angazhimin tonë të pakompromis në luftën kundër korrupsionit – një problem që e kemi trashëguar, por që jemi të vendosur ta adresojmë me vendosmëri.


Gjithashtu, theksova se integrimi në Bashkimin Evropian është një aspiratë e shumicës së qytetarëve tanë dhe se ne po punojmë intensivisht për ta përshpejtuar këtë proces.

SHBA-të kanë qenë gjithmonë një partner dhe aleat i fuqishëm, dhe e falënderova z. Kasanof për bashkëpunimin e ngushtë që kemi si vende anëtare të NATO-s, duke vlerësuar rolin e SHBA-ve si model për zhvillimin demokratik dhe stabilitetin.

Nga ana e tij, z. Kasanof shprehu mbështetjen e fortë të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor dhe ritheksoi angazhimin e tyre për të na ndihmuar në rrugën drejt anëtarësimit në BE, veçanërisht në këtë periudhë të sfiduar nga agresioni i paprovokuar rus në Ukrainë”, ka shkruar Mexhiti.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori