LAJMI I FUNDIT:

Metodat e Maos dhe reflektimi i shokut Enver

Metodat e Maos dhe reflektimi i shokut Enver

“Nëse e shihni ujin e turbullt, futni duart në akuarium dhe turbullojeni krejt, në mënyrë që fundërrinat të bien poshtë, uji të kthjellet spontanisht dhe të krijohen kushte për gjallesa”! Kështu thoshte lideri komunist kinez Mao Ce Dun, sa herë vendoste të hiqte qafe ndonjë anëtar të Politbyrosë.

Ndodhi kështu me ministrin e Mbrojtjes, Lin Biao në vitin 1971, dhe vazhdoi me dhjetëra të tjerë, derisa salla e mbledhjeve të Politbyrosë netëve të vona u shndërrua në makth.


Në skenën tonë politike uji i turbullt vegjeton moti, pasi shefat e kompanive kriminale parapolitike janë kujdesur përmes klientelave të tyre për turbullim konstant të ujit – tash dy dekada. Ata premtojnë reforma, si dikur drejtuesit e kooperativave bujqësore për dhjetëfishin e prodhimeve bujqësore. Por, nuk ndodhin, sepse reformat do të nisnin nga ata.

Ata dhe “grigja” e tyre, të bindur se veç kompanive të tyre kriminale parapolitike të shtrira gjithandej Kosovës, nuk kanë çfarë të ofrojnë tjetër e kanë pikasur objektivin. Njësoj si kapiteni i anijes që nuk mund t’i bëj ballë stuhisë, e ka shtrënguar fort kiçin për të shpëtuar, ata kanë vendosur edhe më tej që të mbahen për figurat e Ibrahim Rugovës e Adem Jasharit, që të sigurojnë vegjetim të pakufizuar në moçalin e tyre politik.

Shefat parapolitikë nuk kanë pse shqetësohen, pasi si dikur lideri i tyre shpirtëror shoku Enver Hoxha, i cili nga paranoja ngriti mijëra bunkerë në disa vija të frontit, paranojakët tanë bunkerët i zëvendësuan me pararojat e tyre. Gjithmonë me urdhër të shefave, pararojat në fillim e ngulfatën intelektualin kosovar, e mbështetën fort për muri dhe krejt në fund e detyruan që të luftojë për bukën e gojës. Intelektualët, që edhe kështu i kemi me grat dhe që guxuan të bëjnë qoftë edhe më të voglin reagim, në fillim i dëbuan nga vendet e punës, pastaj i linçuan dhe në rast se këto metoda nuk mbaruan punë, atëherë ua kërcënuan edhe familjet e ndonjë syresh edhe e vranë. A nuk ndodhte kështu në ish-kampin komunist? Shpallja i papërshtatshëm nga partia komuniste, pastaj dëbimi nga puna dhe krejt në fund leçitja nga shoqëria!

Shihni se në ç’përmasa është katandisur Universiteti i Prishtinës. Dhjetëra organizata studentore janë themeluar nga kompanitë tona kriminale, me qëllimin e vetëm që ta ngulfasin ndonjë rebelim të mundshëm studentor dhe mendimin ndryshe. Shefat e kompanive kriminale parapolitike e dinë mirë se ishin pikërisht studentët e këtij Universiteti, të cilët ia tundën themelet ish-regjimit serb, prandaj janë kujdesur që t’ua fusin gjarprin në gji, që të mos rebelohen një ditë dhe t’ua mësyjnë kompanive kriminale, që janë ngritur mbi gjakun dhe djersën e baballarëve të tyre.

Ata u kujdesën edhe më shumë dhe Universitetin e shndërruan në sportel për blerje dhe falsifikim të diplomave, si të ishte market për blerje artikujsh ushqimorë. Këtë përbaltje të Universitetit të Prishtinës, nuk mundi t’ia bëj për një dekadë as ish-regjimi serb. Pararojat gjithmonë të motivuar nga shefat e kompanive kriminale dhe nga fryma e vigjilencës, sipas mësimeve të shokut Enver, kanë shkuar edhe më larg. Kanë vendosur tela gjemborë në trurin e secilit dhe të gjithë ata që provojnë që Kosovën ta nxjerrin nga uji i turbullt, mund të mbyten edhe vet aty. Fundja, a nuk e paguan këtë ata që menduan ndryshe mbas luftës nga pararojat me maska netëve të errëta dhe ditëve për diell?

Diktatori shqiptar, Enver Hoxha, i cili ende është lider shpirtëror i shefave të kompanive kriminale parapolitike në Kosovë, për dallim nga homologu i tij kinezi Mao, kur vendoste që ta eliminonte fizikisht ndonjë bashkëpunëtor të tij si puna e kryeministrit Mehmet Shehu, apo e ministrit Kadri Hazbiu, i urdhëronte që ta shkruajnë “autokritikën”, por edhe i kërcënonte me fjalën “reflekto”! Ç’mund të reflektonin ata, pasi me urdhër të Shefit të madh kishin ngrënë shumë koka intelektualësh e gjeneralësh të pafajshëm shqiptarë? “Reflektimi” i tyre, sipas urdhrave të Shefit, mund të reflektonte vetëm një fakt: më në fund mund t’i hanin kokat e veta dhe asgjë më shumë…

Në trend

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kalo në kategori