Presidenti i Shqipërisë, Iliri Meta, duke folur për vizitën e tij të fundit në Kosovë dhe takimet që ka zhvilluar me krerët institucional dhe partiak, tha për RTK se është diskutuar rreth forcimit dhe konkretizimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe Kosovës në të gjitha fushat me interes të përbashkët të qytetarëve të dyja vendeve dhe njëkohësisht forcimit të perspektivës evropiane për të dy vendet tona.
Meta duke komentuar kërkesën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi që qytetarët e Kosovës të pajisën me nënshtetësi të Shqipërisë, tha se një kërkesë e tillë ka ardhur në radhë të parë si një protestë në emër të të drejtave të qytetarëve të Kosovës, ndaj një kushtëzimi jo shumë të drejtë dhe jo racional të liberalizimit të e vizave me demarkacionin.
“Është një fakt i njohur dhe i pranuar se Kosova ka përmbushur të gjitha detyrimet që dalin nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave”, tha kreu i shtetit shqiptar.
Ai madje vuri në theks se Kosova ka përmbushur me shumë kritere se sa disa vende që tashmë e gëzojnë liberalizimin e vizave.
“Kjo natyrisht se nuk është normale dhe ne e kemi ngritur këtë çështje në takimet që kemi pasur me përfaqësuesit e BE së se nuk është e drejtë që pas kaq vitesh qytetarët e Kosovës të mbesin të vetmit në Ballkan duke iu mohuar lëvizja e lirë”, tha Meta në RTK.
Megjithatë, kur është fjala të marrja e nënshtetësisë për qytetarët e Kosovës, ai tha se kjo nuk është zgjidhje as afatshkurtre dhe as afatgjate, dhe se kjo nuk do të zgjidhje problemin e zhbllokimit të proceseve integruese evropiane.
Ai tha se marrja e nënshtetësisë për qytetarët e Kosovës mund të çojë deri te pezullimi i lëvizjes së lirë edhe për gjithë qytetarët e Shqipërisë.
“Pra mund të mos ishte tepër produktive pavarësisht qëllimit të mirë. Në këtë drejtim ne kemi diskutuar për të zhbllokuar çështjen e liberalizimit të vizave , ashtu sikurse duhet ta marrim në mirëkuptim me Malin e Zi dhe BE-në për çështjen e shënimit të kufirit”, tha Meta.
Ai është shprehur kundër idesë për ndryshim të kufijve në Ballkan. Ai ka thënë se ndryshimi i kufijve nuk është një zgjidhje, sepse me këtë do të hapej Kutia e Pandorës, që sipas tij, do të çonte drejt zhvillimeve të paparashikueshme.
“Përderisa vendet tona synojnë anëtarësimin në BE, ekziston vetëm një zgjidhje, zgjidhja evropiane për çështjen e kufijve që ata të bëhen të padukshëm dhe mos të jenë pengesë në marrëdhëniet në mes dy vendeve. Kjo është zgjidhja më e mirë. Së dyti në Ballkan çdo komb diku është shumicë dhe diku pakicë dhe është tepër e vështirë që të gjendet një zgjidhje”, tha presidenti shqiptar Meta.
Ai ndërkaq, tha se Kosova dhe Shqipëria duhet të interesohen më shumë për shqiptarët në Maqedoni dhe kudo që jetojnë ata.
Duke folur rreth prioriteteve të të dyjave vendeve (Kosovës dhe Shqipërisë) i pari i shtetit shqiptar tha se prioritetet e të dyjave vendeve janë bërja e kufirit sa më të padukshëm dhe sa më i pa-bezdisshëm për qytetarët e dy vendeve. Gjithashtu si prioritet tjetër përmendi edhe çështjen e turizmit dhe shkëmbimet tregtare, duke vënë në theks bashkëpunimin e doganave dhe zhbllokimin i çështjes së energjisë që është bllokuar nga Serbia.
“Janë këto disa prioritetet edhe pse ka edhe prioritete të tjera, të cilat do të rrisnin aktivitetin tregtar dhe çështje tjera”.
Sipas tij, Kosova dhe Shqipëria do të rrisin bashkëpunim edhe më të madh dhe konkret pas vizitës së kryeministrit Ramush Haradinaj në Tiranë dhe pas këtyre takimeve që ka zhvilluar në Kosovë.
“Mbledhja e 27 Nëntorit në mes dy qeverive do të japë përgjigje konkrete për shumë çështje konkrete që i shqetësojnë qytetarët e dy vendeve. Jam i bindur se do të kemi produkte të shpejta dhe të prekshme”, tha presidenti Meta.
Duke folur për rolin e shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, presidenti Meta tha se roli i shqiptarëve ka qenë faktor stabiliteti dhe përcaktues edhe për Maqedoninë në proceset integruese, sikurse edhe për Malin e Zi.
Shqiptarët, tha ai, mund ta fuqizojnë rolin e tyre duke vazhduar në këtë mënyrë me një koncensues të shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Preshevës, pasi vetëm në këtë mënyrë do të fuqizohet roli i shqiptarëve për t’i realizuar aspiratat për një jetë më të mirë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sveçla tregon sa patentë shoferë ilegalë u konvertuan RKS në ditën e parë të afatit tremuajsh
Deputetët e rinj do t’i shërbejnë popullit për pagë mujore prej 1.828 euro
Haradinaj në Zvicër: Mbështetja për AAK-në po rritet, bashkë do ta kthejmë Kosovën drejt rrugës së zhvillimit e integrimit
Tragjedia në Shkodër, nëna me tre fëmijët nuk u hodhën nga ura, por dyshohet se u mbytën në bregun e lumit Buna
Ish-ambasadori holandez, Bosch: Shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë shumë nga Kosova
Mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë të regjistruar deri më tani, Qeriqi: Procesi po ecën mirë
“Mos më pengo”, “ti duhesh me ma dhënë fjalën”, “a jam tu fol unë, mbylle”, replika të ashpra ndërmjet Berishës dhe deputetes Selimi
Arrestohen dy serbë në Jarinjë
Vodhën orë të shtrenjtë, parfume e patika të markës “Louis Vuitton”, arrestohet të dyshuarit në Gjilan
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër